Siguria Elektrike; Siguria E Personave; Përdorimi Dhe Trajtimi I Veglës Elektrike - Makita SG150 Traducción De Las Instrucciones De Manejo Originales

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 75
2.2 Siguria elektrike
a) Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet
me prizën. Spina nuk duhet ndërruar në
asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë
adaptuese së bashku me veglat elektrike të
tokëzuara.
Spinat e pandërruara dhe prizat e përshtatshme
reduktojnë rrezikun e një goditjeje elektrike.
b) Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet
e tokëzuara, si tubat, radiatorët, sobat dhe
frigoriferët.
Ekziston një rrezik i lartë i goditjes elektrike, kur
trupi juaj tokëzohet.
c) Veglat elektrike mbajini larg shiut ose
lagështisë.
Hyrja e ujit në një vegël elektrike shton rrezikun
e një goditjeje elektrike.
d) Mos e keqpërdorni kabllin, për të mbajtur
ose varur veglën elektrike, apo për të
tërhequr spinën nga priza. Mbajeni kabllin
larg nxehtësisë, vajrave, qosheve të mprehta
ose pjesëve të lëvizshme të pajisjes.
Kabllot e dëmtuar ose të koklavitur shtojnë
rrezikun e një goditjeje elektrike.
e) Kur punoni në hapësirë me një vegël
elektrike, përdorni vetëm kabëll zgjatues, të
përshtatshëm edhe për ambientin e jashtëm.
Përdorimi e një kablli zgjatues të përshtatshëm
për ambientin e jashtëm redukton rrezikun e një
goditjeje elektrike.
f) Kur përdorimi i veglës elektrike është i
pashmangshëm në një ambient të lagësht,
përdorni një çelës ndërprerës.
Përdorimi i një çelësi ndërprerës (çelës FI me
lëshues korrenti maksimal 10 mA) redukton
rrezikun e një goditjeje elektrike.
2.3 Siguria e personave
a) Tregohuni të vëmendshëm dhe bëni kujdes
për çka bëni, si dhe veproni gjithmonë me
arsye kur punoni me një vegël elektrike. Mos
përdorni vegla elektrike, nëse jeni të lodhur
ose nëse jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit
ose medikamenteve.
Një moment mungese vëmendjeje gjatë
përdorimit të veglës elektrike, mund të shkaktojë
plagë serioze.
b) Mbani veshje personale mbrojtëse si dhe
gjithmonë syze mbrojtëse.
Mbajtja e veshjeve personale mbrojtëse
si maskë pluhuri, këpucë sigurie kundër
rrëshqitjes, helmetë mbrojtëse ose kufje
mbrojtëse, sipas llojit dhe përdorimit të veglës
elektrike, redukton rrezikun e plagosjeve.
c) Shmangni vënien në punë në mënyrë
të pavullnetshme. Sigurohuni që vegla
elektrike të jetë e fikur, përpara se ta lidhni
në burimin e korrentit dhe / ose me baterinë,
ta poziciononi ose ta ngrini.
Kur jeni duke mbajtur veglën elektrike dhe
vendosni gishtin tek çelësi ose nëse e lidhni
pajisjen të ndezur në burimin e energjisë, mund
të shkaktohen aksidente.
d) Veglat e qëndrueshme ose çelësat fiso hiqini
përpara se të ndizni veglën elektrike.
Një vegël ose çelës që ndodhet në një pjesë
të rrotullueshme të pajisjes, mund të shkaktojë
plagosje.
e) Shmangni një pozicion të papërshtatshëm
të trupit. Kujdesuni për një qëndrim të sigurt
dhe ruani ekuilibrin në çdo kohë.
Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni veglën
elektrike më mirë gjatë situatave të papritura.
f) Mbani veshje të përshtatshme. Mos mbani
rroba të gjera ose stoli. Flokët, veshjet dhe
dorashkat mbajini larg pjesëve të lëvizshme.
Rrobat e lirshme, stolitë ose flokët e gjatë mund
të kapen nga pjesët e lëvizshme.
g) nëse mund të montohen pajime për
pastrimin dhe kapjen e pluhurave,
sigurohuni që këto të jenë lidhur dhe të
përdoren si duhet.
Përdorimi i një pluhurfshirëseje mund të
shkaktojë rreziqe nga pluhuri.
2.4 Përdorimi dhe trajtimi i veglës
elektrike
a) Mos e mbingarkoni pajisjen. Përdorni për
punën tuaj, veglën e posaçme elektrike.
Me veglën e përshtatshme elektrike punoni
në mënyrë më të mirë dhe të sigurt brenda
diapazonit të dhënë të fuqisë.
b) Mos përdorni vegla elektrike, çelësi i të
cilave është me defekt.
Një vegël elektrike që nuk ndizet ose fiket më,
është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
c) Hiqni spinën nga priza dhe / ose hiqni
baterinë, para se të kryeni rregullime në
pajisje, të ndërroni pjesë aksesorësh ose të
instaloni pajisjen.
Kjo masë paraprake parandalon startimin e
pavullnetshëm të veglës elektrike.
d) Veglat elektrike të papërdorura, ruajini larg
fëmijëve. Mos lejoni që pajisja të përdoret
nga persona që nuk e dinë ta përdorin atë
ose që nuk kanë lexuar këtë manual.
Veglat elektrike janë të rrezikshme, kur pënga
persona pa përvojë.
| 315 |

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Sg180

Tabla de contenido