Kujdesi Dhe Mirëmbajtja - Vaillant climaVAIR plus Serie Instrucciones De Funcionamiento

Ocultar thumbs Ver también para climaVAIR plus Serie:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 3
5.19 Proces me më shumë njësi të
brendshme
Kur kondicioneri përbëhet nga disa njësi
të brendshme, rregullimi i temperaturës
bëhet për secilën dhomë, në mënyrë të
pavarur nga njëra-tjetra.
Bëni kujdes që të gjithë njësitë e
brendshme të jenë vendosur në regjimin
e ftohjes ose në regjimin e nxehjes, në
mënyrë që kondicioneri të funksionojë si
duhet.
6 Kujdesi dhe mirëmbajtja
6.1 Mirëmbajtja
Kusht paraprak për sigurinë afatgjatë të
punës, besueshmërinë dhe jetëgjatësinë e
lartë, është inspektimi/mirëmbajtja vjetore
e produktit nga një teknik i autorizuar.
6.2 Përkujdesja ndaj produktit
Pastroni veshjen me leckë të njomë dhe
pak sapun pa tretës.
Mos përdorni spërkatës, lëndë
gërryese, shpëlarës, tretësira ose
pastrues me përmbajtje klori.
6.3 Pastrimi i njësisë së brendshme
1. Fërkojeni veshjen e jashtme të njësisë
së brendshme me një leckë të butë, të
thatë.
2. Pastrojeni veshjen e jashtme me ujë
dhe detergjent neutral, nga papastërtitë
kryeneçe.
– Mos lini asnjë mbetje detergjenti në
brendësi të njësisë së brendshme.
0020250590_01 climaVAIR plus Manuali i përdorimit
Kujdesi dhe mirëmbajtja 6
6.4 Pastrimi i njësisë së jashtme
1. Fërkojeni veshjen e jashtme të njësisë
së jashtme me një leckë të thatë.
2. Nëse është e nevojshme, pastroni
papastërtitë nga sipërfaqja e vrimave
të hyrjes së ajrit.
3. Nëse njësia e jashtme ndodhet në
një mjedis me pluhur, pastroni fletët
e këmbyesit të nxehtësisë rregullisht
me një furçë të butë.
6.5 Pastrimi i pajisjes
telekomanduese
Pastrojeni pajisjen telekomanduese
vetëm me një leckë të thatë.
6.6 Pastrimi i filtrit të ajrit
Kujdes!
Rrezik defektesh ose
keqfunksionimesh!
Sistemet e aromave dhe
ato kundër erërave tek filtri
ose rryma e ajrit dalës mund
të dëmtojnë ose të ndotin
këmbyesin e nxehtësisë.
Nëse është nevoja, instalojini
këto sisteme në vrimën e
daljes së ajrit të njësisë së
brendshme.
Sigurohuni që këto sisteme
janë aktive vetëm kur
ventilatori është i ndezur.
1. Pastrojeni filtrin e ajrit të paktën çdo 3
muaj.
149

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido