vihet aparateve që shkarkojnë
vetëm ajrin në lokal).
• Simboli
mbi produktin ose
mbi ambalazhin e tij tregon
se produkti nuk mund të
përpunohet si një mbeturinë
normale shtëpiake. Produkti
për t'u përpunuar duhet të çohet
pranë një qendre të posaçme
grumbullimi për riciklimin e
përbërësve elektrikë dhe
elektronikë. Duke u siguruar
se ky produkt është përpunuar
në mënyrë korrekte, do të
kontribuojmë për parandalimin
e pasojave potenciale negative
për mjedisin e për shëndetin që
mund të rrjedhë përndryshe nga
përpunimi i tij i papërshtatshëm.
Për informacione më të
detajuara për riciklimin e
këtij produkti, kontaktoni
Komunën, shërbimin vendor
për përpunimin e mbeturinave
ose dyqanin ku është blerë
produkti.
2. PËRDORIMI
• Aspiratori është projektuar ekskluzivisht
për përdorim shtëpiak me qëllim
eliminimin e erërave nga kuzhina.
• Mos e përdorni kurrë aspiratorin për
qëllime të ndryshme nga ato për të
cilat është projektuar.
• Mos e lini kurrë flakën e lartë nën
aspirator kur është në punë.
• Rregulloni intensitetin e flakës në
mënyrë që ta drejtoni vetëm drejt fundit
të enës së gatimit, duke u siguruar që
të mos përfshijë anët.
• Fritezat duhet të kontrollohen
vazhdimisht gjatë përdorimit: vaji i
mbinxehur mund të marrë flakë.
3. PASTRIMI E
MIRËMBAJTJA
- Filtri me karbon aktiv nuk mund të
lahet, as mund të rigjenerohet e duhet
të zëvendësohet rreth çdo 4 muaj
pune ose më shpesh në rast përdorimi
shumë intensiv (W).
- Filtrat kundër yndyrës duhet të
pastrohen çdo 2 muaj funksionimi
ose më shpesh në rast përdorimi
shumë intensiv e mund të lahen në
enëlarëse (Z).
• Pastrojeni aspiratorin duke përdorur
një cohë të lagësht e detergjent të
lëngshëm neutral.
107