5
Montimi i pajisjes
5.5 Montimi i aspiratorit me
oxhakun
Bëni lidhjen elektrike të aspiratorit para se
të filloni montimin e oxhakut. Hiqini pllakëzat
e oxhakut që janë përreth trupit duke i
rrëshqitur. Mbërthejeni me vida oxhakun te
pllakëzat mbajtëse të oxhakut që ndodhen
në kabinën e motorit. (Figura 12).
Montojeni oxhakun te pllaka bashkuese e
oxhakut që është mbërthyer në mur duke
e vendosur nga cepat e tij të jashtëm që
ndodhen sipër (Figura 12).
(Fig. 12)
212 / SQ
5.6 Montimi i diafragmës së
ajrit
Kur përdoret filtri prej karboni, bashkë me
pajisjen ju jepet edhe një diafragmë ajri me
qëllimin për të rinxjerrë ajrin që pastrohet nga
filtri prej karboni nga e çara që ndodhet në oxhak.
Montojeni diafragmën e ajrit si më poshtë.
(Fig. 13)
Ka një gjuhëz në mes të pllakës bashkuese të
oxhakut. Vendoseni mesin e kësaj gjuhëze te
vija që është vizatuar pingul në mur. Drejtojeni
horizontalisht dhe shënoni me stilolaps vrimat
ku do të montohet pllaka bashkuese (Figura
13 / A, B).
Hapni vrimat te vendet e shënuara me punto
Ø6mm dhe futni dy upa plastike Ø6mm te
vrimat e hapura (Figura 13/A, B).
Fiksoni në mur pllakën bashkuese të oxhakut
me vidat 3.9x22. (Figura 13/ A, B).
Për të montuar diafragmën e ajrit, hapni
vrima në pikat C, D, E, F me punto Ø6mm dhe
futni duke goditur lehtë upat plastike Ø6mm
(Figura 13).
Montoni trupin e aspiratorit të kuzhinës (Faqja
14 / Figura 9).
Aspirator kuzhine / Manuali i përdorimit