Instalimi i sexholinos me bazë
1. Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal
përpara. Nëse përdorni bazament "Base Z", do të lëshohet një sinjal akustik
paralajmërues derisa këmbëza mbështetëse të jetë instaluar siç duhet.
2. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (5) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (6).
Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke
lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
3. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) deri në fund jashtë bazamentit.
4. Vendoseni bazamentin (2) në një sedilje të përshtatshme në mjet.
5. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (7)
derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy
treguesve ISOFIX (8) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
6. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga
pikat e mbërthimit ISOFIX (7).
7. Shtyjeni bazamentin (2) drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit
derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
Edhe lëvizja e bazamentit nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me
mbështetësen e shpinës së mjetit.
8. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (9) dhe zgjateni
këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e automjetit.
9. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
10. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (10) bëhet i GJELBËR kur ajo pozicionohet
siç duhet në dyshemenë e automjetit. Në rastin e përdorimit të bazamentit
"Base Z" do të ndalojë edhe sinjali akustik paralajmërues.
11. Çojeni dorezën mbajtëse (11) te pozicioni A. Më pas, shtypni njëkohësisht dy
SQ
butonat e lëshimit të dorezës mbajtëse në dorezën mbajtëse të majtë dhe në
atë të djathtë (12).
12. Vendoseni sexholinon në bazament (2).
13. Kur përdoret me Bazamentin Z, sexholinoja mund të fiksohet te pozicioni i
hyrjes në bazament. Më pas kthejeni sexholinon derisa të jetë pozicionuar në
drejtim të kundërt me lëvizjen e automjetit.
14. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të
dëgjueshëm.
15. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (13) në bazament është në
ngjyrë të GJELBËR.
122
16. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen lineare
për goditjet anësore (L.S.P) (14) në pjesën anësore të sexholinos që është
përballë derës së mjetit duke e tërhequr.
Sexholinoja mund të përdoret gjithashtu me L.S.P. të palosur nëse në automjet
nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Për të bërë këtë, paloseni elementin te
pozicioni fillestar.
Instalimi i sexholinos me rrip automatik në 3 pika
1. Vendoseni sexholinon në sediljen e automjetit në drejtim të kundërt me atë të
udhëtimit.
2. Sigurohuni që doreza mbajtëse (11) të jetë fiksuar në pozicionin A.
3. Sigurohuni që treguesi i këndit të animit (15) të jetë në paralel me dyshemenë
e automjetit.
4. Tërhiqeni rripin automatik me 3 pika (16) dhe vendoseni pjesën e prehërit te
tokëza e rripit të prehërit (17).
5. Fiksojeni rripin automatik me 3 pika (16) të automjetit te tokëza e rripit.
6. Shtrëngojeni pjesën e prehërit duke e tërhequr pjesën diagonale në drejtimin e
lëvizjes së automjetit.
7. Kalojeni pjesën diagonale të rripit mbrapa anës së kokës të sediljes së
automjetit dhe më pas te tokëza diagonale e rripit (18) dhe sipër mbrojtëses
lineare për goditjet anësore (L.S.P) (14).
8. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen lineare
për goditjet anësore (L.S.P) (14) në pjesën anësore të sexholinos që është
përballë derës së mjetit duke e tërhequr.
Sexholinoja mund të përdoret gjithashtu me L.S.P. të palosur nëse në automjet
nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Për të bërë këtë, paloseni elementin te
pozicioni fillestar.
NXJERRJA NGA MJETI
Heqja e sexholinos me bazë
1. Për të zhbllokuar sexholinon nga bazamenti, shtypni butonin e gjelbër të
lëshimit të sexholinos (19) dhe në të njëjtën kohë tërhiqni butonin e sipërm të
lëshimit të sexholinos (20).
2. Anojeni paksa sexholinon dhe ngrijeni nga bazamenti.
3. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (6) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (5).
4. Nxirrni bazamentin (2) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (7).