Ndihmesat, resp. pajimet në brendësinë e aparatit
Rafti magjik (vetëm te diisa modele)
Rafti magjik, është i venduar në kapakun e sirtarit për pemë dhe perime, është i formuar ashtu,
që mundëson më shum vend dhe komoditet te ruajtja e gjësendeve në frigorifer. Rafti është i
lëvizshëm dhe mundëson venduarjen e sendeve të gjata ose të larta mbi kapakun e sirtarit për
pemë dhe perime.
Përgatitja e katrorëve prej akulli
Nxjerrni enën për përgatitjen e katrorëve nga ngrirësi.
Enën për përgatitjen e katrorëve prej akulli mbushni me ujë
deri te niveli i shënuar.
Enën për përgatitjen e katrorëve prej akulli vendojeni në
pozicionin fillestar.
Pasiqë katrorët prej akulli janë të gatshme, rrotullojeni dorëzën
që katrorët të pikojnë në tubuesin e tyre.
Kurrë mos e mbushni me ujë tubuesin për katrorë prej akulli, sepse ai mund të plasë.
Rafti për ngrirjen e shpejtë (vetëm te disa modele)
Raftin për ngrirjen e shpejtë e përdorni kur dëshironi t'i ngrini shpejt p.sh. ushqimin e zier në
shtëpi ose artikuj të freskët ushqimorë; kjo pjesë mundëson ngrirje të shpejtë, resp. ngrirje me
fuqi të lartë.
Sirtarin e hapni ashtu, që e çoni kapakun dhe e shtyni në drejtim të murisë së fundit të
aparatit. Raftin e mbyllni në procedurë anasjelltase.
Ju lutemi të merrni në përfillje këto: Paraprakisht se të mbyllni derën e ngrirësit, mbyllni edhe
kapakun e raftit për ngrirje të shpejtë. Në të kundërtën, ngrirja e shpejtë do të jetë më pak
efikase.
AL -68-