Descargar Imprimir esta página

Gardena PowerMax Li-40/32 Instrucciones De Empleo página 3

Ocultar thumbs Ver también para PowerMax Li-40/32:

Publicidad

VINI RE! Rrezik lëndimi fizik!
Mund të priteni kur tehu ose produkti nisen
pa dashje.
Hiqni çelësin e sigurisë para të kryeni mirëm-
v
bajtjen ose të ndërroni pjesët. Si rrjedhojë, çelësi
i hequr i sigurisë duhet të jetë në diapazonin
e shikimit.
Trajnimi
1. Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni me komandat
dhe përdorimin e duhur të makinerisë.
2. Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i njohin
këto udhëzime të përdorin pajisjen. Rregullat vendore
mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
3. Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse ka njerëz pranë,
sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
4. Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet ose rreziqet ndaj të cilave ekspozohen
personat e tjerë ose prona e tyre.
Përgatitja
1. Gjatë përdorimit të makinerisë vishni gjithmonë
këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos e për-
dorni pajisjen kur jeni zbathur apo kur keni veshur
sandale të hapura. Shmangni veshjen e rrobave të
gjera ose me penj ose fije që varen.
2. Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret
makineria dhe hiqni të gjitha objektet që mund të
flaken prej saj.
3. Përpara përdorimit, kontrolloni gjithmonë me sy për të
parë nëse tehu, buloni dhe grupi i tij nuk janë konsu-
muar ose dëmtuar. Për të ruajtur ekuilibrin, ndërrojini
në grup komponentët e konsumuar ose të dëmtuar.
Ndërroni etiketat e dëmtuara ose të palexueshme.
4. Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin elektrik
dhe zgjatuesin për shenja dëmtimi ose konsumimi.
Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni
menjëherë nga rryma.
MOS E PREKNI KORDONIN PËRPARA SE TA
SHKËPUTNI NGA RRYMA.
Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni është dëmtuar
ose konsumuar.
Përdorimi
1. Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në kushte
të mira ndriçimi artificial.
2. Shmangni përdorimin e makinerisë në bar të lagur.
3. Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në zona të
pjerrëta.
4. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
5. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart
e poshtë.
6. Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në
zonat e pjerrëta.
7. Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
8. Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin e maki-
nerisë ose kur e tërhiqni drejt vetes.
9. Ndaloni tehet nëse makineria duhet anuar për trans-
portim, kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe
284
kur e transportoni nga zona apo për në zonën e për-
dorimit.
10. Mos e përdorni kurrë makinerinë me mbrojtëse defek-
tive ose pa montuar në vendin e duhur pajisje sigurie,
për shembull pajisjet shmangëse dhe / ose mbledhë-
sen e barit.
11. Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me
këmbët larg teheve.
12. Mos e anoni makinerinë kur ndizni motorin, përveçse
kur makineria duhet të anohet për t'u ndezur. Në këtë
rast mos e anoni më shumë nga sa është e patjetër
nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën që është larg për-
doruesit.
13. Mos e ndizni makinerinë kur jeni duke qëndruar për-
para vrimës së shkarkimit.
14. Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo nën
pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg vrimës së
shkarkimit.
15. Mos e transportoni makinerinë kur burimi i energjisë
është i ndezur.
16. Fikni makinerinë dhe hiqni pajisjen çaktivizuese.
Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar
plotësisht:
• sa herë që largoheni nga makineria,
• përpara se të pastroni bllokimet apo të zhbllokoni
marmitën,
• përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni me
makinerinë,
• pasi të keni goditur objekte të huaja. Inspektoni
makinerinë për dëmtime dhe bëni riparime përpara
se ta rindizni dhe ta përdorni;
nëse makineria nis të ketë dridhje jonormale
(kontrolloni menjëherë):
• inspektoni për dëmtim,
• zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
• kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e lira.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrëngu-
ara për t'u siguruar që makineria është në gjendje të
sigurt pune.
2. Kontrolloni vazhdimisht grumbulluesin e barit për kon-
sumim ose vjetrim.
3. Në pajisjet me tehe të shumëfishta, tregoni kujdes
pasi rrotullimi i një tehu mund të shkaktojë rrotullimin
e teheve të tjera.
4. Bëni kujdes gjatë rregullimit të makinerisë për të
parandaluar ngecjen e gishtave në tehet lëvizëse dhe
në pjesët e fiksuara të makinerisë.
5. Lëreni gjithmonë makinerinë të ftohet përpara se ta
ruani.
6. Gjatë kryerjes së shërbimeve tek tehet, bëni kujdes
pasi edhe pse burimi i energjisë është i fikur, tehet
mund të vazhdojnë të lëvizin.
7. Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe akse-
sorë origjinalë.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Powermax li-40/4150335033-205033-555041-20