CYBEX ANORIS T i-SIZE Manual Del Usuario página 138

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 46
Edhe lëvizja e sexholinos nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me
��
mbështetësen e shpinës së mjetit.
HEQJA NGA AUTOMJETI
1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (7) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (6).
2. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (7) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
3. Duke shtypur butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) shtyjeni
këmbëzën mbështetëse (4) mbrapa dhe paloseni për të kursyer hapësirë.
LËVIZJA I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (12) mund të lëvizet duke përdorur dorezën e lëvizjes së
mbështetëses të kokës (13).
Kur lëvizni mbështetësen e kokës (12), sigurohuni që të mbeten deri në 2 cm
(afërsisht sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses
së kokës.
RREGULLIMI I PJERRËSISË
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën
e rregullimit të pozicionit (14) në pjesën e përparme të sexholinos.
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të klikojë në vend kur e çoni te pjerrësia që
��
doni.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Lirojeni mbrojtësen nga goditjet (15) duke shtypur butonat e rregullimit të rripit
(16) dhe tërhiqeni njëkohësisht përpara mbrojtësen nga goditjet.
SQ
2. Lironi tokëzën e rripit (17) të mbrojtëses nga goditjet (15) duke shtypur
butonin e kuq të lëshimit të sediljes dhe vendoseni mbrojtësen nga goditjet
pas sexholinos.
3. Vendoseni fëmijën në sexholino.
4. Vendoseni përsëri mbrojtësen nga goditjet (15) dhe futeni gjuhëzën e rripit
(18) të mbrojtëses nga goditjet te tokëza përkatëse e rripit (17) të sediljes
së makinës. Sigurohuni që tokëza të kyçet me një zhurmë "KLIK". Rripat nuk
duhet të përdridhen. Treguesi i mbrojtëses nga goditjet (21) bëhet JESHIL.
5. Tërhiqeni mbrojtësen nga goditjet (15) për të kontrolluar nëse tokëza e rripit
(17) është kyçur si duhet.
136
6. Shtrëngoni dy rripat e rregullimit (19) duke i tërhequr së bashku me
mbrojtësen nga goditjet me forcë të barabartë për ta përshtatur mbrojtësen
nga goditjet sipas madhësisë së fëmijës. Lëvizeni pak majtas dhe djathtas
mbrojtësen nga goditjet që jetë në pozicionin më të mirë. Shtrëngoni rripat
derisa mbrojtësja nga goditjet të puthitet mirë në trupin dhe legenin e fëmijës.
Çdo herë që sigurohet fëmija, kontrolloni që mbrojtësja nga goditjet të puthitet
��
si duhet dhe shtrëngoni rripat.
Para se të niseni, kontrolloni që të gjithë treguesit në ekran (5) të jenë ngjyrë
JESHILE duke shtypur butonin e kontrollit (20).
INFORMACION DHE UDHËZIME PËR AIRBAG
Airbag i sexholinos ndodhet brenda mbrojtëses nga goditjet dhe ai ofron më tepër
siguri në rast aksidenti.
Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme që airbag i sexholinos të aktivizohet:
• Bateria duhet të jetë e karikuar mjaftueshëm.
• Sexholinoja duhet të jetë montuar si duhet dhe mbrojtësja nga goditjet të jetë
e lidhur.
• Të gjithë treguesit në ekran të jenë ndezur në ngjyrë JESHILE.
MENAXHIMI I BATERISË
Në varësi të jetëgjatësisë së baterisë dhe mënyrës së përdorimit, mund të jetë e
nevojshme që bateritë të ndërrohen. Nëse bateritë janë bosh, airbag dhe treguesit
dhe sinjalet paralajmëruese nuk janë aktive.
Një sinjal paralajmërues tregon se bateritë duhen të ndërrohen.
Për t'i ndërruar bateritë, duhet të hapni vendin e baterive (3) me një mjet të
përshtatshëm. Pasi t'i keni ndërruar bateritë, kjo hapësirë duhet të mbyllet përsëri.
Treguesi i baterisë në ekran ndizet në ngjyrë JESHILE. Nëse ekrani nuk ndizet
edhe pasi keni ndërruar bateritë, ju lutem kontaktoni shitësin ose prodhuesin.
Përdorni vetëm bateri të rekomanduara të tipit CR17450 (3V DC).
• Mos e shkëmbeni terminalin pozitiv me atë negativ kur i vendosni.
• Përdorni vetëm bateri të njëjta dhe të reja që nuk janë dëmtuar.
• Hiqini gjithnjë bateritë e zbrazura.
• Mbajini të gjitha bateritë larg nga fëmijët.
• Mos i karikoni bateritë.
• Mos lejoni që bateritë të pësojnë goditje të forta.
• Mos e ekspozoni kurrë këtë produkt ose bateritë ndaj zjarrit.
• Mos i mbani bateritë në vend të nxehtë dhe me lagështi.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido