Garancia Dhe Rregullat Për Hedhjen - CYBEX ANORIS T i-SIZE Manual Del Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 46
• Mos i çmontoni bateritë. Mos krijoni qark të shkurtër në bateri.
• Hiqini bateritë nëse do t'i lini për kohë të gjatë.
SINJALET PARALAJMËRUESE
Treguesit në ekran (5) aktivizohen menjëherë sapo të paktën një prej krahëve të
kyçjes ISOFIX lidhet me automjetin. Kushtojini vëmendje sinjaleve paralajmëruese
të mëposhtme:
Instalimi i gabuar i krahëve të kyçjes ISOFIX
Të dy krahët e kyçjes ISOFIX duhet të kapen si duhet.
Instalimi i gabuar i këmbëzës mbështetëse
Këmbëza mbështetëse duhet të zgjatet plotësisht dhe të
mbështetet në dysheme.
Mbrojtësja nga goditjet nuk është lidhur
Kontrolloni nëse gjuhësa e tokëzës është lidhur.
Defekt
Mbaroni udhëtimin sipas planit dhe më pas kontaktoni
shitësin ose prodhuesin.
Karikimi i baterisë është <30%
Bateritë duhet të ndërrohen së shpejti.
Karikimi i baterisë është <10%
Bateritë duhet të ndërrohen sa më shpejt të jetë e mundur
��
Për të kontrolluar gjendjen e baterive, shtypni butonin e kontrollit.
PALOSJA E MBROJTËSES LINEARE NGA GODITJET ANËSORE
Për ta palosur mbrojtësen lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1), veproni si më
poshtë:
1. Tërhiqeni mbështetësen e kokës (12) në pozicionin më të sipërm dhe paloseni
mbulesën e mbështetëses së kokës në drejtim lart për të zbuluar butonin e
kyçjes L.S.P (23).
2. Mbylleni mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P) (1) dhe mbajeni të
shtypur. Shtyjeni në drejtim jashtë butonin e kyçjes L.S.P (23).
3. Menjëherë sapo butoni i kyçjes L.S.P. (23) të shtyhet deri në fund, mbrojtësja
lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1) mund të lirohet.
Për ta palosur përsëri mbrojtësen lineare nga goditjet anësore (L.S.P.) (1), shtypni
fort pjesën mbi L.S.P. që ka shënimin "PRESS".
PASTRIMI DHE KUJDESI PËR PRODUKTIN
Mbulesa përbëhet nga 3 pjesë, të cilat janë të lidhura me sexholinon në pika të
ndryshme. Lironi të gjitha bashkimet. Më pas mund të hiqen pjesët një nga një.
Sigurohuni që të hiqni vetëm mbulesën e sipërme të mbrojtjes nga goditjet.
Për ta vendosur përsëri mbulesën, veproni në rend të kundërt.
Vetëm mbulesa e heqshme e sexholinos mund të lahet në temperaturë 30°C në
��
ciklin e rrobave delikate. Ju lutem ta lani mbulesën veç nga rrobat e tjera dhe të
mos e thani asnjëherë me tharëse. Mos e thani mbulesën nën diellin e nxehtë!
GARANCIA DHE RREGULLAT PËR HEDHJEN
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju
ofron 3 vite garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në
vendin ku ky produkt i është shitur konsumatorit përmes kanaleve të
shitjes me pakicë. Përmbajtja e garancisë dhe të gjitha informacionet e
rëndësishme që nevojiten për garancinë, mund të gjenden në faqen tonë
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Nëse te përshkrimi
i artikullit tregohet garancia, të drejtat tuaja statutore kundrejt nesh në raste
defektesh mbeten të pacenuara.
Sexholinoja dhe komponentët e saj janë mbetje të veçanta, ndaj nuk
duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e zakonshme. Produkti duhet të
hidhet sipas rregullave vendëse. Të gjitha informacionet aktuale për
hedhjen në vendin tuaj mund të gjenden në
go.cybex-online.com/anoris-t-isize-disposal.
SQ
137

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido