UDHËZIMET PËR SIGURINË
• Gatuani gjithmonë me derën e furrës të mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të
mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të
akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje,
banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht
pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën
e autorizuar të shërbimit.
• Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos
përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike (avuj) në regjimin pirolitik.
• Përpara se të kryeni funksionin Vetëpastrim pirolitik ose përpara përdorimit të parë ju lutemi
hiqni nga hapësira e furrës:
– çdo ushqim të mbetur, mbetje/rrjedhje vaji ose yndyre.
– çdo objekt të lëvizshëm (përfshi raftet, shinat anësore etj., që kanë ardhur me produktin)
veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që nuk ngjisin.
• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për pastrim pirolitik.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i nxehtë nga fletët e përparme të ajrimit.
• Pastrimi pirolitik është një operacion me temperaturë të lartë dhe mund të lëshojë tymra nga
mbetjet e gatimit dhe materialet e ndërtimit, prandaj konsumatorët këshillohen të veprojnë si
më poshtë:
– të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe pas çdo pastrimi pirolitik.
– të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë përdorimit të parë dhe pas tij, në një temperaturë
maksimale pune.
• Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht të
ndjeshëm ndaj avujve të fortë që dalin gjatë procesit të pastrimit në të gjitha furrat pirolitike.
– Largoni çdo kafshë shtëpiake (veçanërisht zogjtë) nga zona pranë pajisjes gjatë dhe pas
pastrimit pirolitik dhe në fillim përdorni funksionimin në temperaturë maksimale në një
zonë të ajrosur mirë.
• Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të lokalizuara
të temperaturave në afërsi të furrave pirolitike kur është në punë programi pirolitik i
vetëpastrimit.
• Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere, tiganë, tabaka, takëme etj., mund të dëmtohen nga
përdorimi i funksionit të pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë në të gjitha furrat pirolitike
dhe mund të jenë gjithashtu burim për avuj të dëmshëm të nivelit të ulët.
640/720