Descargar Imprimir esta página

Beko GN1426234ZDXN Manual De Instrucciones página 508

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 753
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.3 - Siguria elektrike
Produkti duhet të hiqet nga priza gjatë
procedurave të instalimit, mirëmbajtjes,
pastrimit, riparimit dhe lëvizjes.
Nëse kablloja elektrike dëmtohet, ajo duhet
të zëvendësohet nga një person i kualifikuar i
specifikuar nga prodhuesi, agjenti i autorizuar
i shërbimit ose importuesi për të shmangur
rreziqet e mundshme.
Mos e shtypni kabllon elektrike nën/prapa
produktit. Mos vendosni objekte të rënda mbi
kabllon elektrike. Kablloja elektrike nuk duhet
të përdridhet shumë, të shpohet ose të bjerë në
kontakt me burime nxehtësie.
Mos përdorni kordonë zgjatues, kordonë me
shumë priza ose adaptorë për të përdorur
produktin.
Zgjatuesit me shumë priza ose burimet portative
të energjisë elektrike mund të mbinxehen
dhe të shkaktojnë zjarr. Për këtë arsye, mos
mbani zgjatues me shumë priza prapa ose afër
produktit.
Priza duhet të jetë lehtësisht e arritshme. Nëse
kjo nuk është e mundur, instalimi elektrik me të
cilin është lidhur produkti duhet të përfshijë një
pajisje (si p.sh. një siguresë, çelës, automat etj.)
që është në përputhje me rregulloret elektrike
dhe shkëput të gjitha polet nga rrjeti.
Mos e prekni spinën elektrike me duar të lagura.
Hiqeni spinën nga priza duke kapur spinën dhe
jo kabllon.
1.4 - Siguria gjatë transportit
Produkti është i rëndë; mos e lëvizni vetëm.
Mos e mbani nga dera kur lëvizni produktin.
Tregoni kujdes që të mos dëmtoni sistemin e
ftohjes ose tubacionin gjatë transportit. Nëse
tubacioni është dëmtuar, mos e përdorni
produktin dhe telefononi agjentin e autorizuar të
shërbimit.
1.5 - Siguria e instalimit
Telefononi agjentin e autorizuar të shërbimit
për instalimin e produktit. Për ta bërë produktin
gati për përdorim, kontrolloni informacionet
në manualin e përdoruesit për t'u siguruar
që instalimet elektrike dhe të ujit janë të
përshtatshme. Nëse nuk janë kështu, telefononi
një elektricist të kualifikuar dhe një hidraulik për
të kryer rregullimet e nevojshme. Në rast të
kundërt, ekziston rreziku për goditje elektrike,
zjarr, probleme me produktin ose lëndime.
Para instalimit, kontrolloni nëse produkti ka
ndonjë defekt në të. Nëse produkti është i
dëmtuar, mos e instaloni.
Vendoseni produktin në një sipërfaqe të pastër,
të sheshtë dhe të qëndrueshme dhe vendoseni
në ekuilibër me këmbët e rregullueshme. Në
rast të kundërt, produkti mund të përmbyset
dhe të shkaktojë lëndime.
Vendi i instalimit duhet të jetë e thatë dhe i
ajrosur mirë. Mos vendosni tapete, qilima ose
mbulesa të ngjashme nën produkt. Ventilimi i
pamjaftueshëm shkakton rrezik zjarri!
Mos i mbuloni ose bllokoni hapjet e ventilimit.
Në rast të kundërt, konsumi i energjisë rritet
dhe produkti juaj mund të dëmtohet.
Produkti nuk duhet të lidhet me sistemet e
furnizimit si burimet e energjisë diellore. Në
rast të kundërt, produkti juaj mund të dëmtohet
për shkak të ndryshimeve të papritura të
tensionit!
Sa më shumë ftohës të ketë një frigorifer,
aq më i madh duhet të jetë vendi i instalimit.
Nëse vendi i instalimit është shumë e vogël,
mund të krijohet një përzierje e djegshme e
ajrit dhe lëngut ftohës në rast të rrjedhjeve të
lëngut ftohës në sistemin e ftohjes. Hapësira
e kërkuar për çdo 8 gr lëng ftohës është
minimumi 1 m³. Sasia e lëngut ftohës në
produktin tuaj tregohet në etiketën e llojit të
pajisjes.
Produkti nuk duhet të instalohet në vendet e
ekspozuara ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të
diellit dhe duhet të mbahet larg burimeve të
nxehtësisë si vatrat e sobave, radiatorët etj.
Nëse nuk mund ta shmangni instalimin e produktit
pranë një burimi nxehtësie, duhet të përdoret një
pllakë e përshtatshme izoluese dhe duhet të ruhen
distancat minimale të mëposhtme nga burimi i
nxehtësisë:
- Minimumi 30 cm larg nga burimet e
nxehtësisë si vatrat e sobave, furrat, njësitë
ngrohëse ose sobat,
- Minimumi 5 cm larg furrave elektrike.
Kategoria e mbrojtjes për produktin tuaj është
lloji I. Lidheni produktin me një prizë me
4 /34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Gn1426233zdrxn