Vënia në punë e produktit
5.11 Seksioni i lëvizshëm i mesit
Seksioni i lëvizshëm i mesit është projektuar për
të penguar daljen jashtë të ajrit të ftohtë brenda
frigoriferit.
1- Izolimi realizohet kur gominat në derë shtypin
te sipërfaqja e seksionit të lëvizshëm të mesit kur
mbyllen dyert e ndarjes së frigoriferit.
2- Një tjetër arsye për të cilën frigoriferi është
i pajisur me një seksion të lëvizshëm të mesit
është se ky seksion rrit vëllimin neto të ndarjes së
frigoriferit. Seksionet standarde të mesit zënë një
vëllim deri diku të papërdorshëm në frigorifer.
3-Seksioni i lëvizshëm i mesit mbyllet atëherë kur
mbyllet dera e majtë e ndarjes së ftohësit.
4-Ai nuk duhet të hapet manualisht. Ai lëviz nën
drejtimin e pjesës plastike të trupit kur mbyllet
dera.
5.12 Ndarja e ruajtjes me
ftohje të kontrolluar
Ndarja e ruajtjes me ftohje të kontrolluar e
frigoriferit mund të përdoret në çdo modalitet të
dëshiruar duke e përshtatur me temperaturat e
ftohësit (2/4/6/8°C) ose të ngrirësit (-18/-20/-
22/-24). Mund ta mbani ndarjen në temperaturën
e dëshiruar duke përdorur butonin e përcaktimit
të temperaturës së ndarjes së ruajtjes me ftohje
të kontrolluar. Temperatura e ndarjes së ruajtjes
me ftohje të kontrolluar mund të caktohet në 0
dhe 10 gradë, krahas temperaturave të ndarjes së
ftohësit dhe në -6 gradë, krahas temperaturave të
ndarjes së ngrirësit. Temperatura 0 gradë përdoret
për të ruajtur më gjatë produktet delikate, ndërsa
temperatura -6 gradë përdoret për të mbajtur
mishin, deri në 2 javë, në një gjendje ku mund të
pritet me lehtësi.
Veçoria e kalimit te ndarja e frigoriferit ose
e ngrirësit realizohet nga një element ftohës
që ndodhet në seksionin e mbyllur (ndarja e
kompresorit) prapa frigoriferit. Gjatë kohës kur ky
element është në punë, ju mund të dëgjoni tinguj
që ngjasojnë me tingullin e sekondave të një ore
analoge. Kjo është diçka normale dhe jo defekt.
5.13 Drita blu/HarvestFresh
*Mund të mos jetë e disponueshme në të
gjitha modelet
Për dritën blu,
Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset e
perimeve që ndriçohen me një dritë blu vazhdojnë
fotosintezën nëpërmjet efektit të gjatësisë së
valëve të dritës blu dhe ruajnë kështu përmbajtjen
e vitaminave.
Për HarvestFresh,
Frutat dhe perimet e ruajtura në ndarëset
e perimeve që ndriçohen me teknologjinë
HarvestFresh i ruajnë vitaminat për një kohë më
të gjatë falë dritave blu, jeshile dhe të kuqe dhe
cikleve të errësirës, të cilat simulojnë ciklin e një
dite.
Nëse e hapni derën e frigoriferit gjatë periudhës
së errësirës së teknologjisë HarvestFresh,
frigoriferi do ta zbulojë automatikisht këtë dhe
do të aktivizojë dritën blu-jeshile ose të kuqe për
ndriçimin e ndarëses së perimeve për lehtësinë
tuaj. Pasi ta keni mbyllur derën e frigoriferit,
periudha e errësirës do të vazhdojë duke
përfaqësuar kohën e natës në ciklin e një dite.
5.14 Filtri i aromave
Filtri i aromave në kanalin e ajrimit të ndarjes
së ftohësit parandalon krijimin e aromave të
pakëndshme në frigorifer.
26 /34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit