Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
tokëzim që përputhet me vlerat e tensionit,
rrymës dhe frekuencës të deklaruara në
etiketën për llojin e produktit. Priza duhet të
jetë e pajisur me një automat 10 A - 16 A.
Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për
dëmet që do të lindin kur produkti të përdoret
pa një lidhje elektrike me tokëzim në përputhje
me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Produkti nuk duhet të jetë në prizë gjatë
instalimit. Në rast të kundërt, ekziston rreziku i
goditjes elektrike dhe lëndimeve!
Mos e vendosni spinën e produktit në priza që
janë të lirshme, jo në vendin e duhur, të thyera,
të papastra, me yndyrë ose që mund të bien në
kontakt me ujin.
Shtrijini tubat dhe kabllon elektrike (nëse ka)
të produktit tuaj në mënyrë të tillë që të mos
shkaktojnë rrezik për t'u penguar.
Ekspozimi i kabllos elektrike ose pjesëve me
energji elektrike ndaj lagështisë mund të
shkaktojë qark të shkurtër. Për këtë arsye,
mos e instaloni produktin në vende të tilla si
garazhe ose dhoma lavanderie ku lagështia
është e lartë ose mund të ketë spërkatje
uji. Nëse frigoriferi laget me ujë, hiqeni nga
priza dhe telefononi agjentin e autorizuar të
shërbimit.
Mos e lidhni asnjëherë frigoriferin tuaj me
pajisje për kursimin e energjisë. Sisteme të tilla
janë të dëmshme për produktin tuaj.
1.6 - Siguria gjatë përdorimit
Mos përdorni asnjëherë tretës kimikë në
produkt. Ekziston rreziku i shpërthimit!
Nëse produkti ka defekte, hiqeni nga priza
dhe mos e përdorni deri sa të riparohet nga
agjenti i autorizuar i shërbimit. Ekziston rreziku
i goditjes elektrike!
Mos i vendosni burimet e flakëve (qirinj
të ndezur, cigare etj.) mbi ose në afërsi të
produktit.
Mos u ngjitni mbi produkt. Ekziston rreziku i
rënies dhe dëmtimit tuaj!
Mos i dëmtoni tubat e sistemit të ftohjes me
objekte të mprehta ose depërtuese. Lëngu
ftohës që mund të rrjedhë jashtë kur shpohen
tubat e lëngut ftohës, zgjatimet e tubave
ose veshjet e sipërfaqes mund të shkaktojë
acarime të lëkurës dhe lëndime të syve.
Nëse nuk rekomandohet nga prodhuesi, mos
vendosni ose përdorni pajisje elektrike brenda
në frigorifer/ngrirësin me ngrirje të thellë.
Kini kujdes që të mos kapni duart ose ndonjë
pjesë tjetër të trupit tuaj në pjesët lëvizëse
brenda në frigorifer. Tregoni kujdes që të mos
i kapni gishtat midis derës dhe frigoriferit. Kini
kujdes kur hapni dhe mbyllni derën, sidomos
nëse ka fëmijë përreth.
Mos hani asnjëherë akullore, kuba akulli ose
ushqime të ngrira menjëherë pasi t'i keni hequr
nga frigoriferi. Ekziston rreziku i djegies nga të
ftohtit!
Kur duart tuaja janë të lagura, mos prekni
muret e brendshme, pjesët metalike të ngrirësit
ose ushqimet e ruajtura në të. Ekziston rreziku i
djegies nga të ftohtit!
Mos vendosni kanaçe ose shishe me pije
të gazuara ose lëngje të ngrira në ndarjen
e ngrirësit. Kanaçet dhe shishet mund të
shpërthejnë. Ekziston rreziku i lëndimit dhe
dëmtimit të materialeve!
Mos vendosni ose përdorni spraje të
ndezshme, materiale të ndezshme, akull
të thatë, substanca kimike ose materiale
të ngjashme të ndjeshme ndaj nxehtësisë
pranë frigoriferit. Ekziston rreziku i zjarrit dhe
shpërthimit!
Mos i ruani materialet shpërthyese që
përmbajnë materiale të ndezshme, si kanaçe
aerosol, në produktin tuaj.
Mos vendosni enë të mbushura me lëngje
mbi produkt. Spërkatjet e ujit mbi një pjesë
elektrike mund të shkaktojnë goditje elektrike
ose rrezik nga zjarri.
Ky produkt nuk është planifikuar për ruajtjen
e ilaçeve, plazmës së gjakut, preparateve
laboratorike ose substancave të ngjashme
mjekësore dhe produkteve që janë objekt i
Direktivës për produktet mjekësore.
Përdorimi i produktit në kundërshtim me
qëllimin e tij të planifikuar mund të bëjë që
produktet e ruajtura brenda tij të përkeqësohen
ose të prishen.
Nëse frigoriferi juaj është i pajisur me një
dritë blu, mos e shikoni këtë dritë me mjete
optike. Mos e shikoni drejtpërdrejt llambën
5/34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit