Vënia në punë e produktit
OK, ikona e funksionit "eco fuzzy" ndizet (pa
pulsuar) gjatë këtij procesi. Nëse nuk shtypni asnjë
buton pas 20 sekondash, ikona mbetet e ndezur.
Në këtë mënyrë aktivizohet funksioni "eco fuzzy".
Për të anuluar funksionin "eco fuzzy", shkoni tek
ikona përsëri dhe shtypni butonin OK. Në këtë
mënyrë, ikona e funksionit ekologjik "eco fuzzy" do
të fillojë të pulsojë. Nëse, brenda 20 sekondash,
nuk shtypni asnjë buton, ikona fiket dhe funksioni
"eco fuzzy" çaktivizohet.
22. Ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë tek ikona
e akullit) për të fikur aparatin e akullit. Ikona e
çaktivizimit të aparatit të akullit fillon të pulsojë
atëherë kur shkoni tek ajo. Në këtë mënyrë mund
të kuptoni nëse aparati i akullit do të aktivizohet
apo çaktivizohet. Kur shtypni butonin OK, ikona
e aparatit të akullit ndizet (pa pulsuar) gjatë
këtij procesi. Nëse nuk shtypni asnjë buton pas
20 sekondash, ikona dhe treguesi mbeten të
aktivizuar. Në këtë mënyrë, aparati i akullit fiket.
Për ta ndezur përsëri aparatin e akullit, shkoni tek
ikona. Ikona e çaktivizimit të aparatit të akullit do
të fillojë të pulsojë. Nëse shtypni butonin OK, ikona
do të fiket, në këtë mënyrë, aparati i akullit do të
ndizet përsëri.
C
Tregon nëse funksioni "Icematic"
është aktiv apo joaktiv.
C
Rrjedhja e ujit nga depozita e
ujit do të ndalojë kur zgjidhet
ky funksion. Sidoqoftë, akulli i
prodhuar më parë mund të merret
prej aparatit "Icematic".
23. Ikona e rivendosjes së filtrit
Kjo ikonë ndriçon atëherë kur duhet bërë
rivendosja (kthimi në gjendjen e mëparshme) e
filtrit.
24. Treguesi i temperaturës në celsius
Është treguesi i temperaturës në celsius. Kur
aktivizohet treguesi i temperaturës në celsius,
vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në
celsius, ndërsa ikona përkatëse aktivizohet.
25. Treguesi i ndarjes "Joker"
Kur ky tregues është aktiv, temperatura e ndarjes
"Joker" (xhoker) shfaqet në treguesin e vlerës së
temperaturës. Vlerat e temperaturës së ndarjes
"Joker" ndryshohen duke shtypur butonin e
rregullimit të temperaturës (4).
26. Treguesi i ndarjes së ngrirësit
Kur ky tregues është aktiv, temperatura e
ndarjes së ngrirësit shfaqet në treguesin e
temperaturës. Ndarja e ngrirësit mund të caktohet
në temperaturën -16, -18, -19, -20, -21, -22
dhe -24°C /0, -2, -4, -6, -8, -10 dhe -12°F duke
shtypur butonin e rregullimit të temperaturës (3).
23/34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit