Descargar Imprimir esta página

Beko GN1426234ZDXN Manual De Instrucciones página 521

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 753
Vënia në punë e produktit
1. Treguesi i funksionit të ftohjes së shpejtë
Ky aktivizohet atëherë kur aktivizohet funksioni i
ftohjes së shpejtë.
2. Treguesi i temperaturës së ndarjes së
ftohësit
Tregohet temperatura e ndarjes së ftohësit. Ajo
mund të caktohet për të qenë: 8,7,6,5,4,3,2,1.
3. Treguesi i vlerës farenhait
Është treguesi i temperaturës në farenhait. Kur
aktivizohet treguesi i temperaturës në farenhait,
vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në
farenhait, ndërkohë që aktivizohet ikona përkatëse.
4. Kyçi i butonave
Shtypni butonin e kyçit të butonave për 3 sekonda.
Simboli i kyçit të butonave do të ndriçohet dhe
do të aktivizohet modaliteti i kyçit të butonave.
Butonat nuk punojnë në rast se modaliteti i kyçit
të butonave është aktiv. Shtypni butonin e kyçit
të butonave në të njëjtën kohë për 3 sekonda.
Simboli i kyçit të butonave do të çaktivizohet dhe
do të dilni nga modaliteti i kyçit të butonave.
Shtypni butonin e kyçit të butonave nëse
dëshironi të pengoni ndryshimin e përcaktimit të
temperaturës së frigoriferit.
5. Treguesi i ndërprerjes së energjisë/i
temperaturës së lartë/i paralajmërimeve për
gabimet
Ky tregues ndriçohet gjatë ndërprerjes së
energjisë, defekteve të temperaturës së lartë
dhe gjatë paralajmërimeve të gabimeve. Gjatë
ndërprerjeve të gjata të energjisë, temperatura më
e lartë e arritur në ndarjen e ngrirësit do të pulsojë
në ekranin dixhital. Pasi të kontrolloni ushqimet që
ndodhen në ndarjen e ngrirësit, shtypni butonin e
çaktivizimit të alarmit për ta hequr paralajmërimin.
Referojuni paragrafit "Korrigjimet e këshilluara për
zgjidhjen e problemeve" në manual nëse vini re që
ky tregues është ndezur.
6. Ikona e rivendosjes së filtrit
Kjo ikonë ndriçon atëherë kur duhet bërë
rivendosja (kthimi në gjendjen e mëparshme) e
filtrit.
7. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës
Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të
ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se
është përzgjedhur kabina përkatëse.
8. Ikona e ngrirësit "Joker"
Shkoni tek ikona e ngrirësit "Joker" (xhoker) duke
përdorur butonin FN. Ikona do të fillojë të pulsojë. Kur
shtypni butonin "OK", do të ndizet ikona e ngrirësit në
kabinën "Joker" dhe ajo do të funksionojë si ngrirës.
9. Treguesi i temperaturës së ndarjes së
ngrirësit
Tregohen temperaturën e ndarjes së ftohësit. Ajo
mund të caktohet për të qenë: -16,-18,-19,-20,-
21,-22,-24.
10. Treguesi i funksionit së ngrirjes së
shpejtë
Ky aktivizohet atëherë kur aktivizohet funksioni i
ngrirjes së shpejtë.
11. Treguesi i vlerës farenhait
Është treguesi i temperaturës në farenhait. Kur
aktivizohet treguesi i temperaturës në farenhait,
vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në
farenhait, ndërkohë që aktivizohet ikona përkatëse.
12. Butoni i funksionit të ngrirjes së shpejtë
Shtypni këtë buton për të aktivizuar ose çaktivizuar
funksionin e ngrirjes së shpejtë. Kur e aktivizoni
funksionin, ndarja e ngrirësit do të ftohet në një
temperaturë më të ulët se vlera e caktuar.
C
Përdorni funksionin e ngrirjes së
shpejtë kur dëshironi të ngrini me
shpejtësi ushqimet e vendosura në
ndarjen e ngrirësit. Nëse dëshironi të
ngrini sasi të mëdha ushqimesh të
freskëta, aktivizoni këtë funksion para
se t'i vendosni ushqimet në produkt.
C
Nëse nuk e anuloni, ngrirja e shpejtë
do të anulohet automatikisht pas 24
orësh maksimumi ose kur ndarja e
ngrirësit të arrijë temperaturën e duhur.
17/34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Gn1426233zdrxn