Vënia në punë e produktit
C
Rrjedhja e ujit nga depozita e
ujit do të ndalojë kur zgjidhet
ky funksion. Sidoqoftë, akulli i
prodhuar më parë mund të merret
prej aparatit "Icematic".
23. Ikona e funksionit ekologjik "eco fuzzy"
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë te ikona e
shkronjës "e" dhe vija e poshtme) për të aktivizuar
funksionin ekologjik "eco fuzzy". Kur shkoni tek
ikona e funksionit "eco fuzzy" dhe treguesi i
funksionit "eco fuzzy", ata fillojnë të pulsojnë. Në
këtë mënyrë, mund të kuptohet nëse funksioni
"eco fuzzy" do të aktivizohet apo çaktivizohet. Kur
shtypni butonin OK, ikona e funksionit "eco fuzzy"
ndizet (pa pulsuar) dhe treguesi vazhdon të pulsojë
gjatë këtij procesi. Nëse nuk shtypni asnjë buton
pas 20 sekondash, ikona dhe treguesi mbeten të
aktivizuar. Në këtë mënyrë aktivizohet funksioni
"eco fuzzy". Për të anuluar funksionin "eco
fuzzy", shkoni përsëri tek ikona dhe treguesi dhe
shtypni butonin OK. Në këtë mënyrë, edhe ikona e
funksionit ekologjik "eco fuzzy", edhe treguesi do
të fillojnë të pulsojnë. Nëse, brenda 20 sekondash,
nuk shtypni asnjë buton, ikona dhe treguesi fiken
dhe funksioni "eco fuzzy" çaktivizohet.
24. Ikona e funksionit të pushimeve
Shtypni butonin FN (derisa të arrijë te ikona e
çadrës dhe vija e poshtme) për të aktivizuar
funksionin e pushimeve. Kur shkoni tek ikona e
funksionit të pushimeve dhe treguesi i funksionit
të pushimeve, ata fillojnë të pulsojnë. Në këtë
mënyrë, mund të kuptohet nëse funksioni i
pushimeve do të aktivizohet apo çaktivizohet.
Kur shtypni butonin OK, ikona e funksionit të
pushimeve ndizet (pa pulsuar) dhe kështu funksioni
i pushimeve aktivizohet. Gjatë këtij procesi,
treguesi vazhdon të pulsojë. Shtypni butonin OK
për të çaktivizuar funksionin e pushimeve. Në këtë
mënyrë, edhe ikona e funksionit të pushimeve,
edhe treguesi do të fillojnë të pulsojnë dhe
funksioni i pushimeve do të çaktivizohet.
25. Ikona e ftohësit "Joker"
Kur përzgjidhni ikonën e ftohësit "Joker" duke
shtypur butonin FN dhe pasi të shtypni butonin
OK, kabina "Joker" kthehet në kabinë ftohëse dhe
funksionon si ftohës.
26. Treguesi i temperaturës në celsius
Është treguesi i temperaturës në celsius. Kur
aktivizohet treguesi i temperaturës në celsius,
vlerat e caktuara të temperaturës shfaqen në
celsius, ndërsa ikona përkatëse aktivizohet.
27. Butoni i uljes së vlerës
Përzgjidhni kabinën që dëshironi duke shtypur
butonin e përzgjedhjes. Ikona e kabinës përkatëse
do të fillojë të pulsojë. Nëse gjatë këtij procesi
shtypni butonin e uljes së vlerës, vlera e caktuar
ulet. Nëse vazhdoni ta shtypni butonin, vlera e
caktuar kthehet në vlerën fillestare.
28. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës
Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të
ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se
është përzgjedhur kabina përkatëse.
29. Ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës
Tregon kabinën, temperatura në të cilën duhet të
ndryshohet. Kur ikona e kabinës e ndryshimit të
temperaturës fillon të pulsojë, kjo nënkupton se
është përzgjedhur kabina përkatëse.
30. Kyçi i butonave
Shtypni butonin e kyçit të butonave për 3 sekonda.
Simboli i kyçit të butonave do të ndriçohet dhe
do të aktivizohet modaliteti i kyçit të butonave.
Butonat nuk punojnë në rast se modaliteti i kyçit
të butonave është aktiv. Shtypni butonin e kyçit
të butonave në të njëjtën kohë për 3 sekonda.
Simboli i kyçit të butonave do të çaktivizohet dhe
do të dilni nga modaliteti i kyçit të butonave.
Shtypni butonin e kyçit të butonave nëse
dëshironi të pengoni ndryshimin e përcaktimit të
temperaturës së frigoriferit.
31. Butoni përzgjedhës
Përdoreni këtë buton për të përzgjedhur kabinën,
temperaturën e së cilës dëshironi të ndryshoni.
Kaloni nga njëra kabinë në tjetrën duke
shtypur këtë buton. Se cila kabinë përzgjidhet,
19/34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit