Vënia në punë e produktit
Përcaktimi
Përcaktimi
i ndarjes së
i ndarjes së
ngrirësit
frigoriferit
-18°C
-20, -22 ose
-24°C
Ngrirja e
shpejtë
-18°C ose më i
ftohtë
5.3 Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Për të ruajtur cilësinë e ushqimeve, ato duhet
të ngrijnë sa më shpejt që është e mundur
kur i vendosni në ndarjen e ngrirësit, përdorni
veçorinë e ngrirjes së shpejtë për këtë qëllim.
Mund t'i ruani ushqimet për një kohë më të
gjatë në ndarjen e ngrirësit kur i ngrini sa janë
të freskëta.
Paketoni ushqimet që do të ngrini dhe mbylleni
paketimin në mënyrë që të mos lejoni hyrjen e
ajrit.
Sigurohuni që t'i paketoni ushqimet para se t'i
vendosni në ngrirës. Përdorni kontejnerë për
ngrirësin, letër alumini, letër kundër lagështisë,
qese plastike dhe materiale të tjera paketimi në
vend të letrës tradicionale të paketimit.
Etiketojeni çdo pako ushqimesh duke vendosur
datën para se t'i ngrini. Në këtë mënyrë mund
të dalloni freskinë e çdo ushqimi kur të hapni
ngrirësin në çdo rast. Ushqimet e ngrira më parë
ruajini në pjesën e përparme të ndarjes për t'u
siguruar që do të përdorni ato në fillim.
Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë
pasi të shkrihen dhe nuk duhet të ngrihen
përsëri.
Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimesh në
të njëjtën kohë.
"24 orë përpara se të ngrini ushqimet e
freskëta, aktivizoni funksionin "Ngrirja e shpejtë"
(quick freeze).
Pakot me ushqim të freskët duhen vendosur në
sirtarët e poshtëm.
Pasi të vendosni pakot me ushqim të freskët,
aktivizojeni përsëri funksionin "Ngrirja e shpejtë".
4°C
Ky është parametri normal i rekomanduar.
Këta parametra rekomandohen kur temperatura e ambientit kalon
4°C
30°C.
Përdoreni kur dëshironi të ngrini ushqimet për një kohë të shkurtër.
4°C
Produkti juaj do të kthehet te modaliteti i mëparshëm kur procesi të
përfundojë.
Përdorni këto përcaktime nëse mendoni se ndarja e frigoriferit
2°C
nuk është mjaft e ftohtë për shkak të kushteve të nxehtësisë së
ambientit ose nga hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës.
Shënime
Kur ndarja e ngrirësit caktohet në funksioni
e ngrirjes së shpejtë, edhe ndarja "Joker"
(xhoker) caktohet në funksionin e ngrirjes së
shpejtë.
5.4 Rekomandimet për ruajtjen
e ushqimeve të ngrira
Kjo ndarje duhet të caktohet të paktën në -18°C.
1. Vendosini pakot në ngrirës sa më shpejt pas
blerjes pa lejuar që ato të shkrijnë.
2. Kontrolloni nëse datat e "përdorimit" dhe
"skadimit" në paketim kanë kaluar ose jo para
se t'i ngrini.
3. Sigurohuni që paketimi i ushqimeve të mos
jetë i dëmtuar.
5.5 Informacione për ngrirjen e thellë
Sipas standardeve IEC 62552, produkti do të
ngrijë të paktën 4.5 kg ushqime në temperaturë
ambienti 25°C në temperaturën -18°C ose më të
ulët brenda 24 orëve për çdo 100 litra të vëllimit
të ngrirësit.
Ushqimet mund të ruhen për një kohë të gjatë
vetëm në temperaturat -18°C ose temperatura më
të ulëta.
Mund ta ruani freskinë e ushqimeve për shumë
muaj (në -18°C ose në temperatura më të ulëta në
ngrirje të thellë).
Ushqimet për ngrirje nuk duhet të lejohen të bien
në kontakt me artikujt e ngrirë më parë për të
parandaluar shkrirjen e tyre të pjesshme.
24 /34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit