Descargar Imprimir esta página

Saeco GranAroma SM6585 Manual Del Usuario página 354

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 117
Shqip
354
2 Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur nivelin e fortësisë së ujit. Numri katrorëve të kuq
të zgjedhur në ekran duhet të jetë i njëjtë me numrin e katrorëve të kuq në shiritin (Fig. 20) e
testimit.
3 Pasi të keni vendosur fortësinë e duhur të ujit, prekni ikonën "OK" për ta konfirmuar.
Rregullimi i cilësimit të bluarjes
Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së
kokrrave të kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e
fortë bëhet kafeja. Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.
Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë
që të rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj
përdorim).
Cilësimet e bluarjes mund t'i rregulloni vetëm kur makina të jetë duke bluar kokrrat e kafesë.
Diferencën mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.
Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se
një dhëmbëzim çdo herë.
1 Vendosni një filxhan nën grykën e rregullueshme për nxjerrjen e kafesë.
2 Hiqni kapakun nga ena (Fig. 21) e kokrrave të kafesë.
3 Prekni ikonën "Espresso (Ekspres)" dhe më pas shtypni butonin e ndezjes/fikjes
4 Kur bluesi fillon bluarjen, shtyni poshtë çelësin për cilësimin e bluarjes dhe rrotullojeni majtas ose
djathtas (Fig. 22).
Rregullimi i cilësimeve të tjera të makinës
Duke prekur ikonën "Settings (Cilësimet)"
- Fortësia e ujit: mund të zgjidhni midis 5 niveleve në përputhje me fortësinë e ujit në rajonin tuaj.
- Koha e gatishmërisë: mund të zgjidhni 15, 30, 60 ose 180 minuta.
- Ndriçimi i ekranit: mund të zgjidhni të ulët, mesatar dhe të lartë.
- Gjuha: mund ta zgjidhni gjuhën e ekranit sipas preferencës suaj.
- Tingulli: mund të aktivizoni apo çaktivizoni tingullin sinjalizues të makinës.
- Ndriçimi i përparmë: mund të zgjidhni "gjithmonë ndezur", "ndezur gjatë përgatitjes" ose "gjithmonë
fikur".
- Njësia matëse: mund të zgjidhni midis ml. ose oz.
Rikthimi në cilësimet fillestare
Makina ju ofron mundësinë ta riktheni në cilësimet fillestare në çdo moment.
1 Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)"
2 Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur "Factory settings (Cilësimet fillestare)".
Konfirmoni duke prekur ikonën "OK".
3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
- Cilësimet u rikthyen.
Cilësimet e mëposhtme janë rikthyer në gjendjen fillestare: fortësia e ujit, koha e gatishmërisë,
ndriçimi i ekranit, tingujt, ndriçimi i përparmë, profilet.
, mund të përshtatni cilësimet e mëposhtme të makinës:
.
për të konfirmuar se dëshironi të riktheni cilësimet.
.

Publicidad

loading