Descargar Imprimir esta página

Saeco GranAroma SM6585 Manual Del Usuario página 359

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 117
Programe pastrimi për shtojcën e brendshme për kapuçino.
Makina ka tre programe për pastrimin e shtojcës së brendshme për kapuçino:
- "HygieSteam Shot (Doza me avull për higjienizim)": makina nxjerrë avull përmes shtojcës së
brendshme për kapuçino për ta shpëlarë shpejt atë.
- "HygieSteam": makina pastron imtësisht me avull sistemin e brendshëm të qumështit. Sigurohuni
që ena "HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 44) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën (Fig. 45).
Vendosni tubin e qumështit te mbajtësi (Fig. 46) i tubit të qumështit dhe ndiqni udhëzimet në
ekran.
- 'Deep Milk Clean': Kryeni procedurën 'Deep Milk Clean' me pastruesin "Philips" të qarkut të
qumështit për një pastrim të imtësishëm të sistemit të brendshëm të qumështit.
Pastrimi i shtojcës së brendshme për kapuçino me ujë
rubineti
1 Hapni derën e shtojcës së brendshme për kapuçino (Fig. 47).
2 Hiqni shtojcën e brendshme për kapuçino duke e tërhequr poshtë (Fig. 48).
3 Çmontoni shtojcën e brendshme për kapuçino duke shkëputur pjesën e poshtme nga pjesa e
sipërme (Fig. 49).
4 Çmontoni të gjitha pjesët (Fig. 50) dhe pastrojini me ujë rubineti.
5 Montoni sërish shtojcën e brendshme për kapuçino.
6 Për ta rivendosur shtojcën e brendshme për kapuçino, mbajeni në pozicion vertikal dhe sigurohuni
që vrimat të jenë në vijë të drejtë me dy tubat në makinë. Pastaj ngrijeni lart shtojcën e brendshme
për kapuçino derisa të bllokohet në vend (Fig. 13).
7 Mbyllni derën.
Për video udhëzuese të detajuara, vizitoni faqen www.saeco.com/care.
Procedura e pastrimit të çmërsit
Përdorni vetëm pastrues çmërsi "Philips". Mos përdorni në asnjë rrethanë një pastrues çmërsi me bazë
acidi sulfurik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik ose acetik (uthull) pasi mund të dëmtojnë qarkun e ujit të
makinës suaj dhe nuk do ta tresin siç duhet gëlqeren. Garancia juaj është e pavlefshme nëse nuk
përdorni pastruesin e çmërsit "Philips". Garancia juaj është gjithashtu e pavlefshme nëse nuk pastroni
pajisjen nga çmërsi. Ju mund ta blini pastruesin e çmërsit "Philips" nga shitësi juaj lokal apo në internet
ose nga qendrat e autorizuara të shërbimit.
1 Kur makina ju kërkon të pastroni çmërsin, trokisni ikonën OK për të filluar. Për të nisur pastrimin e
makinës nga çmërsi, pa jua kërkuar makina, prekni ikonën "Pastro"
2 Hiqni vasketën e pikimit, enën e mbetjeve të kafesë dhe enën (Fig. 35) e "HygieSteam", zbrazini ato
dhe vendosini sërish në vend.
3 Hiqni depozitën e ujit është boshatiseni atë. Më pas, hiqni filtrin "AquaClean".
4 Zbrazni të gjithë shishen "Philips" për pastrimin e çmërsit në depozitën e ujit dhe pastaj mbusheni
me ujë deri në nivelin (Fig. 51) "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)". Pastaj vendoseni sërish në
makinë.
5 Vendosni një enë të madhe (1,5 l) nën grykën e nxjerrjes së kafesë.
6 Sigurohuni që ena "HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 44) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën
(Fig. 45). Vendosni tubin e qumështit te mbajtësi (Fig. 46) i tubit të qumështit.
7 Ndiqni udhëzimet në ekran për të nisur procesin e pastrimit të çmërsit. Procesi i pastrimit të çmërsit
zgjat rreth 30 minuta dhe përbëhet nga një cikël i pastrimit të çmërsit dhe një cikël shpëlarjeje.
8 Pas përfundimit të ciklit të pastrimit, duhet të shpëlani depozitën e ujit dhe qarkun e ujit. Ndiqni
udhëzimet në ekran.
Shqip
dhe zgjidhni "Pastro çmërsin".
359

Publicidad

loading