Shqip
PARALAJMËRIM
■ Lexoni të gjitha udhëzimet e sigurisë,
udhëzimet e tjera, ilustrimet dhe të dhënat
teknike që jepen me këtë kositëse bari.
Mosndjekja e udhëzimeve të mëposhtme
mund të sjellë incidente elektroshoku, zjarri
dhe/ose lëndimi të rëndë. Ruajini diku të gjitha
udhëzimet e sigurisë dhe të tjera për përdorim
në të ardhmen.
25.2
Trajnimi
a) Lexojini me kujdes udhëzimet e përdorimit.
Ambientohuni me elementet funksionale dhe
me përdorimin e duhur të makinerisë;
b) Mos lini kurrë ta përdorin kositësen e barit
fëmijët apo persona të tjerë që nuk i dinë
udhëzimet e përdorimit. Rregulloret vendase
mund të përcaktojnë moshën minimale të
përdoruesit;
c) Mos kositni kurrë nëse përreth keni njerëz,
sidomos fëmijë, apo kafshë;
d) Kini parasysh se operatori apo përdoruesi
mban përgjegjësi për aksidentet me persona
të tjerë në pronën e vet.
25.3
Masat paraprake
a) Kur përdorni makinerinë mbani gjithnjë
këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos
e përdorni makinerinë zbathur apo me
sandale të lehta. Evitoni mbajtjen e rrobave
të lirshme apo të cilave u varen lidhëse e
rripa.
b) Kontrolloni terrenin ku përdoret makineria
dhe hiqni të gjitha sendet që mund të kapen
e flaken tej nga makineria.
c) Përpara përdorimit, kontrolloni gjithnjë me sy
nëse thikat prerëse, bulonat shtrëngues dhe i
gjithë grupi prerës janë të konsumuar apo të
dëmtuar. Thikat prerëse dhe bulonat
shtrëngues që mund të jenë konsumuar dhe
dëmtuar duhet të ndërrohen së bashku për
të ruajtur balancën. Duhen ndërruar dhe
shenjat treguese që mund të jenë
konsumuar apo dëmtuar.
25.4
Manovrimi
a) Kositni vetëm në dritën e ditës ose me
ndriçim të mirë artificial.
b) Nëse është e mundur, përdorimi i pajisjes
duhet të evitohet në bar të lagur.
396
25 Udhëzimet e sigurisë për kositëset e barit
c) Sigurohuni të keni qëndrim të mirë në
pjerrësira.
d) Punoni me makinerinë vetëm në ritëm ecjeje.
e) Kositni përgjatë pjerrësisë dhe jo lart e
poshtë saj.
Bëni sidomos kujdes kur ndryshoni drejtimin
f)
e ecjes mbi pjerrësitë.
g) Mos kositni në pjerrësi shumë të forta.
h) Bëni sidomos kujdes kur ktheheni mbrapsht
me kositësen ose kur e sillni nga vetja.
Ndalojini thikat prerëse kur kositësja e barit
i)
duhet anuar për transportim mbi sipërfaqe të
ndryshme nga bari dhe kur duhet lëvizur
drejt apo nga zona për t'u kositur.
Mos e përdorni kurrë kositësen e barit me
j)
mbrojtëse apo rrjeta mbrojtëse defektive apo
pa i vendosur pajimet mbrojtëse, p.sh.
devijues dhe/ose pajisje për kapjen e barit.
k) Ndizeni ose shtypni çelësin e ndezjes me
kujdes, në përputhje me udhëzimet e
prodhuesit. Siguroni distancë të mjaftueshme
midis këmbëve dhe thikave prerëse.
Kur e ndizni ose vini në punë motorin,
l)
kositësja e barit nuk duhet të jetë e anuar,
përveç nëse duhet ngritur në vijim gjatë
punës. Në këtë rast, anojeni për sa është
absolutisht e nevojshme dhe ngrijini vetëm
anën që sheh larg përdoruesit.
m) Mos e nisni motorin kur ndodheni përpara
kanalit shkarkues.
n) Mos i vendosni kurrë duart apo këmbët mbi
apo nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithnjë
larg daljes së shkarkimit.
o) Mos e ngrini apo mbani kurrë kositësen e
barit me motorin në punë.
p) Fikeni motorin dhe hiqni çelësin e ndezjes.
Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
jenë tërësisht të palëvizshme:
– sa herë që largoheni nga kositësja e barit;
– përpara se të hiqni bllokuesit apo të
pastroni bllokimet në kanalin e shkarkimit;
– përpara se të kontrolloni, pastroni apo
punoni me kositësen e barit;
– nëse është goditur ndonjë send i huaj.
Kontrolloni për dëmtim të kositëses së
barit dhe kryeni riparimet e nevojshme
përpara rinisjes nga puna dhe përdorimit
të kositëses së barit.
Nëse kositësja e barit fillon të dridhet me
forcë të pazakontë, nevojitet një kontroll i
menjëhershëm.
0478-131-9861-B