Descargar Imprimir esta página

Gardena EVC 1000 Iinstrucciones De Empleo página 92

Ocultar thumbs Ver también para EVC 1000:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 36
f) Mos e përdorni makinerinë mbi sipërfaqe të shtruar me pllaka ose me zhavorr,
ku materiali që del mund të shkaktojë lëndim.
g) Përpara se të ndizni makinerinë, kontrolloni që të gjitha vidat, dadot, bulonat
dhe kapëset e tjera të jenë shtrënguar siç duhet, si dhe që mbrojtëset dhe
rrjetat të jenë në vendin e duhur. Ndërroni etiketat e dëmtuara ose të palexu-
eshme.
h) Mos e përdorni kurrë makinerinë nëse ka njerëz pranë, sidomos fëmijë apo
kafshë shtëpiake.
2.3 Përdorimi
a) Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në kushte të mira ndriçimi artificial.
b) Shmangni përdorimin e makinerisë në bar të lagur.
c) Siguroni gjithmonë mbështetje të mirë këmbëve, sidomos në pjerrina.
d) Ecni, mos vraponi asnjëherë.
e) Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart e poshtë.
f) Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtim në pjerrina.
g) Mos shkrifëroni apo ajrosni pjerrina tejet të pjerrëta.
h) Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin e makinerisë ose kur e tërhiqni
drejt vetes.
i) Ndaloni dhëmbëzat nëse makineria duhet anuar për transportim, kur kaloni
në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga zona apo për në zonën
e përdorimit.
j) Mos e përdorni kurrë makinerinë me mbrojtëse defektive ose pa montuar
në vendin e duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet shmangëse dhe / ose
mbledhësen e barit.
k) Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me këmbët larg
dhëmbëzave.
l) Mbajeni kordonin elektrik dhe zgjatuesin larg dhëmbëzave.
m) Mos e anoni makinerinë kur ndizni motorin, përveçse kur makineria duhet
të anohet për t'u ndezur. Në këtë rast, mos e anoni më shumë nga sa është
patjetër e nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit.
Sigurohuni gjithmonë që të dyja duart të jenë në pozicionin e punës përpara
se ta ulni makinën në tokë.
n) Mos e transportoni makinerinë kur burimi i energjisë është i ndezur.
o) Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo nën pjesët rrotulluese. Qëndroni
gjithmonë larg vrimës së shkarkimit.
p) Fikni makinerinë dhe hiqni spinën nga priza. Sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht:
1) sa herë që largoheni nga makineria,
2) përpara se të pastroni bllokimet apo të zhbllokoni marmitën,
3) përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni me makinerinë,
4) pasi të keni goditur objekte të huaja. Inspektoni makinerinë për dëmtime
dhe bëni riparime përpara se ta rindizni dhe ta përdorni;
nëse makineria nis të ketë dridhje jonormale (kontrolloni menjëherë):
5) inspektoni për dëmtim,
6) zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
7) kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e lira.
2.4 Mirëmbajtja dhe ruajtja
a) Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara për t'u siguruar që
pajisja është në gjendje të sigurt pune.
b) Kontrolloni vazhdimisht grumbulluesin e papastërtive për konsumim ose
vjetrim.
c) Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara.
d) Në makineritë me grupe të shumëfishta dhëmbëzash, bëni kujdes pasi
rrotullimi i njërit grup dhëmbëzash mund të shkaktojë rrotullimin e grupit
tjetër të dhëmbëzave.
e) Bëni kujdes gjatë rregullimit të makinerisë për të parandaluar ngecjen
e  gishtave ndërmjet grupeve lëvizëse të dhëmbëzave dhe pjesëve të
fiksuara të makinerisë.
f) Lëreni gjithmonë makinerinë të ftohet përpara se ta ruani.
g) Gjatë kryerjes së shërbimeve te grupi i dhëmbë zave, bëni kujdes pasi edhe
pse burimi i energjisë është i fikur, grupi i dhëmbëzave mund të vazhdojë të
lëvizë.
h) Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë.
i) Kur makina është fikur për kryerje shërbimi, inspektim, ruajtje apo për të ndër-
ruar një aksesor, fikni burimin e energjisë, shkëputni makinerinë nga rryma
dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht. Lëreni
makinerinë të ftohet përpara se të kryeni inspektime, rregullime etj. Mbajeni
makinerinë me kujdes dhe të pastër.
j) Ruajeni makinerinë larg fëmijëve.
2.5 Rekomandime
Makineria duhet të furnizohet me pajisje rryme mbetëse (RCD) me rrymë
jo më të lartë se 30 mA.
Siguria elektrike
RREZIK! Goditja elektrike!
Rrezik plagosje për shkak të goditjes elektrike.
Shkëputni produktin nga rrjeti para se të kryeni mirëmbajtje ose të ndërroni
pjesët. Si rrjedhojë, priza e shkëputur duhet të jetë në diapazonin e shikimit.
92
4068-20.960.12.indd 92
Kabllot
Nëse përdoren zgjatues, duhet të plotësojnë minimumin e karakteristikave në
tabelën e mëposhtme:
Tensioni
Gjatësia e kabllos
220 – 240 V / 50 Hz
deri në 20 m
220 – 240 V / 50 Hz
20 – 50 m
1. Kabllot e linjës elektrike dhe zgjatuesit disponohen nga qendra lokale
e  miratuar e shërbimit.
2. Përdorni vetëm zgjatues të krijuar posaçërisht për përdorim të jashtëm dhe
që pajtohen me një nga specifikimet e mëposhtme: Gomë e zakonshme
(60245 IEC 53), poliviniklorid i zakonshëm (60227 IEC 53) ose PCP e zakons-
hme (60245 IEC 57).
3. Nëse dëmtohet përcjellësi i lidhjes së shkurtër, për të shmangur rreziqet duhet
ndërruar nga prodhuesi, nga agjenti i tij i shërbimit apo nga persona të tjerë
me kualifikim të ngjashëm.
Duhet përdorur edhe mjete fiksuese për lidhjet me rrjetin elektrik.
Në Zvicërr përdorimi i RCD-së është i fiksuar me ligj.
Të bëhet kontrolli gjithmonë para secilit përdorim
v
Para secilit përdorim, kryeni gjithmonë një kontrollim me sy tek ajrosësi.
Për arsye sigurie të gjitha pjesët e konsumuar apo të dëmtuar duhet të shkëm-
behen nga ana e servisit të GARDENA apo nga tregtari perkatës i autorizuar.
Përdorimi / Përgjegjësia
RREZIK PLAGOSJEJE!
Ajrosësi mund të shkaktojë lëndime serioze!
v Duart dhe këmbët të mbahen në distancë nga cilindri i ajrosësit.
v Gjatë vënies në punë, aparati mos të përmbyset anash, kapaku mbrapa mos
të çohet lartë.
v Informohuni mirë me ambientin përreth dhe shikoni me kujdes për rreziqe të
mundshme, të cilat për shkak të zhurmës së motorit ndoshta nuk do t´ju binin
në sy dhe nuk do t´i dëgjonit.
v Ajrosësi të shtyhet dhe të tërhiqet vetëm me shpejtësi të hapit.
v Kujdes kur bëni lëvizjet mbrapa. Rrezik pengimi!
v Mos e përdorni ajrosësin në rast se bie shi, apo në ambient të lagësht.
v Mos e përdorni produktin nëse po afrohet ndonjë stuhi.
v Mos punoni me ajrosësin mu pranë pishinës apo mu pranë hauzit të bahçës.
v Duhet pasur parasysh edhe orarin lokal të qetësisë në komunën tuaj!
Mos e mbingarkoni produktin.
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë.
Mos punoni deri në lodhje të tepërt.
Mos e përdorni në atmosfera shpërthyese.
Mos e përdorni pajisjen asnjëherë kur jeni jeni të lodhur ose të sëmurë nën efektin
ose nën efektin e substancave narkotike, alkoolit apo medikamenteve.
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
2. FUNKSIONIMI
Puna korrekte me ajrosësin:
Ajrosësi mund të vëhet në punë për largimin e rrodheve dhe të myshkut
në bar si dhe për ndarjen e bimëve të dëmshme me rrënjë të shkurtë.
Në mënyrë që të mbani barin sa më në gjendje të mirë, ju rekoman-dojmë
që barin të ajrosni 2 herë në vit, një herë në pranverë dhe një herë në
vjeshtë.
v Fillimisht fusha me bar të kositet deri në lartësinë e dëshiruar.
Kjo rekomandohet sidomos tek bari shumë i lartë (bar i pushimit).
Rekomandim: Sa më i shkurtë që bari të kositet, aq më lehtë edhe mund
të ajroset, e aq më pak aparati mund të mbigarkohet, e aq më e gjatë
është jeta e përdorimit të cilindrit të ajrosësit.
Qëndrimi tepër i gjatë në një vend, teksa aparati është duke punuar,
e nëse toka është e lagur apo tepër e thatë, mund të çojë në lëndimin
e shtresës së barit.
Prerja tërthore
1,5 mm
2
2,5 mm
2
19.11.20 15:26

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

4068