Descargar Imprimir esta página

Midea MDRS619FG Serie Manual Del Usuario página 274

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 192
Dhoma e ngrirjes
1.6 Paralajmërime për energjinë
1)
Pajisjet frigoriferike mund të mos funksionojnë në mënyrë të njëtrajtshme (ekziston mundësia e shkrirjes së
artikujve ose rritjes së tepërt të temperaturës në hapësirën e ngrirjes) kur e mbani për një periudhë të gjatë
kohe në vlerat e ulëta të diapazonit të temperaturës për të cilën është ndërtuar pajisja frigoriferike.
2)
Pijet me gaz nuk duhet të ruhen në hapësirën ose në raftet e ngrirjes ose në hapësira ose rafte me
temperaturë të ulët dhe disa produkte të tilla si uji, i cili ngrin dhe nuk duhet të konsumohet shumë i ftohtë;
3)
Nevojitet që të mos e kaloni kohën e ruajtjes në ngrirje dhe në hapësirat ose raftet e ngrirjes, e cila
rekomandohet nga prodhuesit e ushqimit për çdo lloj ushqimi dhe veçanërisht për ushqimet komerciale që
ngrijnë lehtësisht;
4)
Duhet të merrni masa të nevojshme për parandalimin e rritjes së papritur të temperaturës së ushqimit të ngrirë
kur shkrini pajisjen frigoriferike, si p.sh. mbështjellja e ushqimit të ngrirë me disa shtresa gazete.
5)
Rritja e temperaturës së ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes normale, si p.sh. nga mirëmbajtja ose pastrimi,
mund të shkurtojë jetëgjatësinë e ruajtjes.
6)
Është e nevojshme që për dyert ose kapakët me çelës, çelësat të mbahen larg fëmijëve dhe jo pranë pajisjes
frigoriferike, në mënyrë që të parandalohet bllokimi i fëmijëve brenda.
1.7 Paralajmërime për asgjësimin
Gazi ftohës dhe materiali prej ciklopetani i shkumës që përdoren për frigoriferin janë të
ndezshme.
Si rrjedhojë, kur pajisja shkon për skrap, ajo duhet të mbahet larg burimeve të zjarrit dhe të
merret nga një kompani speciale për marrje, me kualifikimin përkatës dhe të mos asgjësohet
duke u djegur, duke parandaluar kështu dëmtimin e mjedisit ose ndonjë dëmtim tjetër.
Kur ta çoni pajisjen për skrap, çmontoni dyert dhe hiqni gominat nga dera dhe raftet;
vendosni dyert dhe raftet në një vend të përshtatshëm, që të parandaloni bllokimin e
fëmijëve.
Asgjësimi i duhur i këtij produkti:
Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet asgjësuar bashkë me mbetjet e tjera shtëpiake në
asnjë prej vendeve të BE-së. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të
shëndetit të personave nga asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve, riciklojeni në mënyrë të
përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Për ta kthyer
pajisjen e përdorur, përdorni sistemet e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni me shitësin ku
keni blerë produktin. Ata mund t'ua marrin produktin për ta ricikluar në mënyrën e duhur për
mjedisin.
● Mos ruani birrë, pije ose lëngje të tjera në shishe ose enë të mbyllura në
dhomën e ngrirjes së frigoriferit; përndryshe shishet ose enët e mbyllura mund
të çahen nga ngrirja dhe të shkaktojnë dëmtime.
AL-5

Publicidad

loading