• VËREJTJE: MOS përdorni KURRË pika ankorimi të ndryshme nga ato të përshkruara
në udhëzime.
• VËREJTJE: Sigurohuni që parzmorja e ndenjëses të jetë rregulluar siç duhet për
fëmijën tuaj. Parzmorja duhet të jetë mjaftushëm ngjitur në trupin e fëmijës, hapësira
midis rripave të shpatullave dhe gjoksit të fëmijës nuk duhet të jetë më shumë se dy
gishta. Rripi i barkut i parzmores duhet të jetë në pozicionin më të ultë të mundshëm,
për të mbajtur në mënyrën e duhur legenin e fëmijës.
• VËREJTJE: : Sigurohuni që të gjithë pasagjerët të vendosin rripat e sigurisë, sepse
në rast aksidenti, për shkak të përplasjes, një person pa rrip sigurie mund të godasë
ndenjësen për fëmijë.
• VËREJTJE: Mos përdorni një sistem kalimi të rripit të ndryshëm nga ai i treguar në
manual.
• VËREJTJE: Fëmija duhet të jetë gjithmonë i siguruar kur vendoset në ndenjëse, edhe
për udhëtime të shkurtra.
EKSPOZIMI NDAJ DRITËS SË DIELLIT/TË NXEHTIT
• VËREJTJE: Mos e lini KURRË fëmijën në ndenjëse kur automjeti është i parkuar,
veçanërisht nëse është i ekspozuar direkt ndaj rrezeve të diellit ose në një ditë të
nxehtë.
• VËREJTJE: Mos e lini KURRË ndenjësen për fëmijë të ekspozuar në diell për orë të
tëra, sepse pjesët metalike dhe plastike mund të nxehen dhe kjo mund të jetë e
rrezikshme për fëmijën tuaj. Pëlhura mund të zbehet. Mbuloni sediljen me një beze,
nëse automjeti është i parkuar në diell.
NDENJËSE PËR FËMIJË TË DORËS SË DYTË OSE NDENJËSE TË DËMTUARA
• VËREJTJE: Mos blini KURRË një ndenjëse të përdorur për fëmijë (të dorës së dytë).
Mund të ketë dëmtime ose çarje të brendshme edhe pse të padukshme.
• E RËNDËSISHME: Garancia e prodhuesit është ekskluzivisht për përdorimin e parë të
pajisjes dhe e lidhur me blerësin e parë.
• VËREJTJE: Nëse ndenjësja për fëmijë dhe rripat e sigurisë të automjetit janë të
dëmtuara, apo të konsumuar nga përdorimi, ato duhen ndërruat.
• VËREJTJE: Ndenjësja duhet të ndërrohet pas një aksidenti të rëndë, sepse mund të
ketë pësuar thyerje të brendshme edhe pse të padukshme, ose në rast se rezulton
e konsumuar.
• Kompania FOPPAPEDRETTI nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin jo të duhur
të pajisjes dhe për çdo përdorim që është ndryshe nga këto udhëzime.
• SHQIPTAR •
VËRETJE
RRIPI I SIGURISË
146