• Në rast prishjeje ose mosfunksionimi të aparatit, fikeni dhe mos e
ngacmoni. Për riparime të mundshme duhet kontaktuar vetëm një
qendër e asistencës teknike të autorizuar.
• Nëse kablli ushqyes është dëmtuar, duhet ndërruar nga një qendër
asistence teknike e autorizuar, në mënyrë që të parandalohen
rreziqet.
• Siguria elektrike e këtij aparati është siguruar vetëm kur ai vetë është
lidhur si duhet me një sistem të vënë në tokë, siç parashikohet nga
normat në fuqi për sigurinë elektrike. Është e nevojshme të kontrolloni
këtë kusht themelor të sigurisë përpara se të lidhni aparatin me rrjetin
elektrik. Në rast dyshimesh, kërkoni një kontroll të kujdesshëm të
sistemit nga një teknik kompetent.
•
MOS e fusni këtë aparat në ujë apo lëngje të tjerë. Për proceset e
pastrimit dhe mirëmbajtjes, referojuni vetëm paragrafit përkatës të
këtij manuali.
•
MOS e lini këtë pajisje në kontakt me ose afër materialeve ose
mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme ose që mund të dëmtohen nga
nxehtësia.
• Hekuri duhet të përdoret dhe duhet të lihet të pushojë mbi një
sipërfaqe të qëndrueshme.
• Kur hekuri vendoset mbi mbështetësin e tij, sigurohuni që sipërfaqja
mbi të cilën vendoset mbështetësi të jetë e qëndrueshme.
•
MOS përdorni aditive kimike, substanca me aroma ose kundër
kalkarit.
• Spina duhet hequr nga priza përpara se të mbushni depozitën.
• Për karakteristikat e aparatit, referohuni pjesës së jashtme të kutisë.
• Përdoreni vetëm me aksesoret e furnizuar që janë pjesë integruese
e aparatit.
•
MOS përdorni zgjatues kordoni ose përshtatës.
SQ
75