PJESËT E PROD U KTIT
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore
(L.S.P.) (1)
Shiriti i mbrojtjes së baterisë (2)
Ndarja e baterisë (3)
Këmbëza mbështetëse (4)
Paneli i ekranit (5)
Butonat e lëshimit ISOFIX (6)
Krahët e kyçjes ISOFIX (7)
Pikat e kapjes ISOFIX (8)
Treguesit ISOFIX (9)
Butoni i rregullimit të këmbëzës
mbështetëse (10)
Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11)
Mbështetësja e kokës (12)
PËRGATITJA PËR I N STALI M I N
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P) (1) paloset automatikisht kur e nxir-
rni sexholinon nga paketimi. Sigurohuni që mbrojtësja lineare nga goditjet anësore
(L.S.P) e drejtuar nga dera e automjetit, të jetë e palosur para se të niseni.
Para se ta përdorni për herë të parë, shiriti i mbrojtjes së baterisë (2) duhet të
hiqet nga vendi i baterisë (3) poshtë sexholinos.
Menjëherë sapo të fillohet montimi i sexholinos, mund të dëgjohet një sinjal akustik
derisa këmbëza mbështetëse (4) të montohet si duhet.
Nëse instalimi ka filluar dhe nuk dëgjohet asnjë tingull ose sinjal paralajmërues,
ose treguesit vizualë në ekran (5) nuk janë të ndezur, duhet të ndërrohen bateritë.
POZICIONI I DUHUR NË AUTOMJ ET
Ky është një sistem mbrojtës për fëmijë i përmirësuar dhe në përputhje me
standardin e sigurisë "i-Size". Ai është miratuar në përputhje me Rregulloren e
Kombeve të Bashkuara nr. R129/03 për përdorim në sediljet e mjeteve që përm-
bushin standardin "i-Size", siç sugjerohet nga prodhuesit e mjeteve në manu-
alët e përdorimit të mjetit. Nëse automjeti juaj ka një pozicion qëndrimi i-Size,
ju lutem kontrolloni listën e automjeteve për të parë nëse lejohet të përdoret në
atë automjet.
Versionin më të përditësuar të listës së llojeve mund ta merrni në
go.cybex-online.com/anoris-t2-isize-car-compatibility.
Doreza e rregullimit të mbështetëses
së kokës (13)
Doreza e rregullimit të pozicionit (14)
Mbrojtësja nga goditjet (15)
Butoni për rregullim (16)
Tokëza e rripit (17)
Gjuhëza e tokëzës (18)
Butoni i kontrollit (19)
Treguesi i mbrojtëses nga goditjet (20)
Treguesi i baterisë (21)
Butoni i kyçjes L.S.P. (22)
Ndarja për udhëzuesin e për-
dorimit (23)
Nëse automjeti juaj nuk është i pajisur me ISOFIX, sexholinoja nuk mund
të përdoret.
Nëse automjeti juaj nuk ka hapësirë të mjaftueshme, mbrojtësja nga goditjet lineare
anësore (L.S.P) mund të paloset.
Nuk është e garantuar se në të gjitha automjetet e aprovuara mund të përdoren të
gjitha pozicionet dhe pjerrësitë.
Për arsye sigurie dhe rehatie, rekomandojmë ta përdorni sexholinon mbrapa
pasagjerit përpara.
INSTALIMI NË AUTOMJ ET
Sigurohuni gjithmonë për sa vijon...
•
mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
•
gjatë instalimit të sexholinos në sediljen e përparme të pasagjerit, sediljen e
mjetit sa më pas që të jetë e mundur
1. Paloseni këmbëzën mbështetëse (4) derisa të fiksohet në pozicionin maksi-
mal përpara.
2. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
3. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (6) për të shtrirë krahët fiksues
ISOFIX (7).
Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke
lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
4. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) deri në fund jashtë sexholinos.
5. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8)
derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Treguesit
ISOFIX (9) do të bëhen nga ngjyrë e KUQE në të GJELBËR.
Pikat e kapjes ISOFIX janë dy vegjë metalike për sexholino. Këto ndodhen
ndërmjet mbështetëses së shpinës dhe sipërfaqes së uljes të sediljes së
makinës. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi t'i referoheni manualit të automjetit.
6. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet mirë në pikat e kapjes ISOFIX (8) duke
u përpjekur për t'i hequr.
7. Shtyjeni sexholinon drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit derisa
të drejtvendoset plotësisht me të.
8. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni këm-
bëzën derisa të prekë mirë dyshemenë e mjetit.
9. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet I GJELBËR kur këmbëza
mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali
akustik paralajmërues ndalon.
SQ
125