Imetec ZEROCALC Instrucciones Para El Uso página 52

Ocultar thumbs Ver también para ZEROCALC:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 20
AL
SUPER-AVULL DHE AVULL NE VERTIKALE
Po të shtypni butonin super-avull (4) krijohet një shtëllungë e fortë avulli e cila depërton copat dhe heq edhe
rrudhat më të vështira.
Pritni disa seconda nga një presion tek tjetri [Fig. E].
Po të shtypni me ndërprerje butonin super-avull (4) mund të hekurosni edhe në mënyrë vertikale (perde, rroba
të varura etj...) [Fig. F].
Paralajmërime: Funksioni super-avull mund të përdoret vetëm në temperaturat e larta.
Ndërpritni avullin kur ndizet sinjalizuesi i temperaturës së pjastrës (1) dhe filloni sërish kur sinjalizuesi fiket.
FUNKSIONI SPRAJ
Verifikoni që të ketë ujë në depozitë (10).
Shtypni butonin spraj (3) ngadalë (për një spruco të plotë) ose shpejt (për spruco të thjeshtë) [Fig. G].
Paralajmërime: lagni paraprakisht stofat delikate duke përdorur funksionin spraj (3) ose, në alternativë,
vendosni midis hekurit dhe stofës një copë të lagur.
Mos përdorni spraj tek copat e mëndafshit ose sintetike.
SISTEMI KUNDER PIKAVE (NQS I PRANISHËM)
Sistemi kundër pikave bën të mundur hekurosjen e copave më delikate të cilat duhen hekurosur në temperatura
të ulëta.
Në rast se piastra ftohet deri në atë pikë sa nuk nxjerr më avull, pikat e ujit të nxehtë mund të bien mbi stofë
duke lënë njolla.
Në këto situata ndërhyn automatikisht Sistemi Kundër pikave duke bllokuar avullin dhe duke lejuar hekurosjen
e copave më delikate pa rrezik prishjeje ose njollash.
PAS HEKUROSJES
ZBRAZJA
Hiqni spinën e hekurit (13) nga priza e korentit.
Zbrazni depozitën (10) duke përmbysur hekurin dhe duke e tundur nga pak.
Lëreni hekurin të ftohet plotësisht.
Mbështillni kavon e korentit tek mbështjellesi i posatçëm (11) [Fig. H].
Vendoseni gjithmonë vertikalish hekurin.
MIREMBAJTJA
SISTEM KUNDER GELQERES ZERO-CALC (NQS I PRANISHËM)
Një filtër plastike që ndodhet brenda depozitës se ujit zvogëlon ngurtësinë e ujit dhe kufizon krijimin e gëlqeres
në pjastër. Filtri i pastikës është i përhershëm dhe nuk duhet ndërruar.
SISTEMI SELF CLEAN/CALC CLEAN (NQS I PRANISHËM)
Ky funksion bën të mundshëm pastrimin e mbeturinave te gëlqeres dhe mbeturinave të tjera brenda pjastrës.
Këshillojmë ta pastroni çdo 10-15 ditë.
Mbushni serbatorin (10) deri në nivelin maksimal të treguar (8)
Vendosni selektorin e avullit (5) në pozicionin "0".
Vendosni rrotullën (2) në temperaturën maksimale dhe prisni që sinjalizuesi i temperaturës së pjastrës (1) të
shuhet.
Hiqni spinën (13) nga priza e korentit dhe vini menjëherë hekurin horizontalisht sipër një lavamani.
Spostoni dhe më pas mbani seleksionuesin e avullit (5) në pozicionin Self-Clean/Calc-Clean
duke e mbajtur me gishtin e madh deri sa nga pjastra të dalë ujë i nxehtë, avull dhe papastërti ose gëlqere
eventuale.
Pasi pjastra e hekurit ftohet (9), mund ta pastroni me një copë të lagësht.
47

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Titanox

Tabla de contenido