udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes
dhe ata i kuptojnë rreziqet që mund të lindin
prej saj.
Mos lejoni fëmijët që të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të bëhen nga fëmijët, me përjashtim të
rastit kur ata janë 15 vjeç e lart dhe janë nën
mbikëqyrjen e një të rrituri.
Mbani fëmijët e moshës nën 8 vjeç larg
pajisjes dhe kabllove të lidhjes elektrike.
1.4 Përdorimi i sigurt
PARALAJMËRIM ‒ Rrezik zjarri!
Gatimi pa mbikëqyrje me yndyrë ose vaj në
vatrat e gatimit mund të jetë i rrezikshëm dhe
mund të shkaktojë zjarre.
▶ Mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje vajrat
dhe yndyrat e nxehta.
▶ Asnjëherë mos tentoni ta fikni një zjarr me
ujë, por përkundrazi fikni pajisjen dhe më
pas mbuloni flakët, për shembull, me një
batanije ose me batanije për shuarjen e
zjarrit.
Sipërfaqja e gatimit nxehet shumë.
▶ Kurrë mos vendosni mbi sipërfaqen e
gatimit ose shumë afër saj objekte që
marrin flakë.
▶ Kurrë mos mbani objekte mbi sipërfaqen e
gatimit.
Pajisja nxehet.
▶ Mos mbani në ruajtje asnjë objekt që digjet
apo kanaçe spërkatëse në sirtarin direkt
poshtë planit të gatimit.
Kapakët mbulues të planit të gatimit mund të
shkaktojnë aksidente, p.sh. për shkak të
mbinxehjes, ndezjes ose thyerjes së
materialeve.
▶ Mos përdorni kapakë mbulues për planin e
gatimit.
Pas çdo përdorimi, fikeni planin e gatimit me
anë të çelësit kryesor.
▶ Mos prisni për planin e gatimit të fiket
automatikisht nëse nuk më tenxhere e
tiganë mbi të.
Ushqimet mund të marrin flakë.
▶ Procesi i gatimit duhet mbajtur nën
mbikëqyrje. Një proces i shkurtër duhet
mbikëqyrur në çdo rast.
PARALAJMËRIM ‒ Rrezik djegiesh!
Pajisja dhe pjesët e prekshme të saj nxehen
gjatë përdorimit, në veçanti në prani të një
kornize të planit të gatimit.
▶ Kërkohet kujdes i madh për të shmangur
prekjen e rezistencave të nxehjes.
▶ Mbani larg fëmijët e vegjël të moshës nën
8 vjeç.
Mbrojtëset e vatrave të gatimit mund të
shkaktojnë aksidente.
▶ Mos përdorni asnjëherë mbrojtëse të vatrës
së gatimit.
Pajisja nxehet kur punon.
▶ Përpara pastrimit, lëreni pajisjen të ftohet.
Objektet metalike nxehen shumë shpejt në
planin e gatimit.
▶ Mos vendosni kurrë sende metalike, si
p.sh. thikë, pirunë, lugë e kapakë në planin
e gatimit.
PARALAJMËRIM ‒ Rrezik nga goditja
elektrike!
Riparimet e gabuara janë shkak për rreziqe.
▶ Riparimet në pajisje duhen kryer vetëm nga
staf teknik i trajnuar për këtë qëllim.
▶ Për riparimin e pajisjes lejohet të përdoren
vetëm pjesë këmbimi origjinale.
▶ Nëse dëmtohet kordoni elektrik i pajisjes,
atëherë ai duhet të zëvendësohet me një
kordon elektrik të veçantë, të cilin mund ta
blini te prodhuesi ose te shërbimi i tij për
klientin.
Pajisja e dëmtuar ose kordoni elektrik i
dëmtuar përbëjnë rrezik për jetën.
▶ Kurrë mos vini në punë një pajisje të
dëmtuar.
▶ Nëse sipërfaqja është krisur, fikeni pajisjen
që të shmangni një goditje elektrike të
mundshme. Për këtë mos e fikni pajisjen
me çelësin kryesor, por fikni siguresën në
kutinë e siguresave.
▶ Asnjëherë mos tërhiqni kordonin lektrik për
të shkëputur pajisjen nga rrjeti elektrik.
Hiqeni kordonin elektrik duke e kapur
gjithmonë nga spina.
▶ Kur pajisja ose kordoni elektrik është i
dëmtuar, fikni menjëherë siguresën në
kutinë e siguresave.
▶ Telefononi shërbimin e klientit. → Faqe 31
Siguria sq
19