Ena e gatimit ngrohet më ngadalë sesa pritet dhe
procesi i gatimit nuk ecën shumë mirë.
Ena e gatimit ngrohet si duhet dhe procesi i
gatimit është në rregull.
14 Pastrimi dhe kujdesi
Në mënyrë që pajisja të qëndrojë funksionale për kohë
të gjatë, pastrojeni dhe kujdesuni për të me kujdes.
14.1 Produktet e pastrimit
Produktet e përshtatshme të pastrimit dhe shpatullën e
pastrimit për xham mund t'i blini te shërbimi i klientit,
në dyqanin e specializuar ose në dyqanin online
siemens-home.bsh-group.com .
VINI RE!
Produktet e papërshtatshme të pastrimit mund të
dëmtojnë sipërfaqet e pajisjes.
▶
Mos përdorni asnjëherë produkte të
papërshtatshme pastrimi.
▶
Mos përdorni produkte pastrimi kur plani i gatimit
është ende i nxehtë. Kjo mund shkaktojë shenja mbi
sipërfaqe.
Produktet e papërshtatshme të pastrimit
¡ Detergjent pastrues i paholluar
¡ Pastruesit për enëlarëse
¡ Solucione gërryese
¡ Produktet agresive të pastrimit, p.sh. spërkatës për
furra ose heqës njollash
¡ Sfungjerë të ashpër gërryes
¡ Pastruesit me presion të lartë dhe pastruesit me
avull
15 Mënjanimi i defekteve
Defektet e lehta në pajisje mund t'i eliminoni edhe vetë.
Përdorni informacionet për eliminimin e defekteve
përpara se të kontaktoni me shërbimin për klientin.
Kështu shmangni shpenzimet e panevojshme.
PARALAJMËRIM ‒ Rrezik lëndimi!
Riparimet e papërshtatshme janë të rrezikshme.
▶
Vetëm personeli i trajnuar duhet të kryejë riparime
në pajisje.
▶
Nëse pajisja ka defekt, atëherë telefononi shërbimin
e klientit.
PARALAJMËRIM ‒ Rrezik nga goditja elektrike!
Riparimet e gabuara janë shkak për rreziqe.
▶
Riparimet në pajisje duhen kryer vetëm nga staf
teknik i trajnuar për këtë qëllim.
▶
Për riparimin e pajisjes lejohet të përdoren vetëm
pjesë këmbimi origjinale.
▶
Nëse dëmtohet kordoni elektrik i pajisjes, atëherë ai
duhet të zëvendësohet me një kordon elektrik të
veçantë, të cilin mund ta blini te prodhuesi ose te
shërbimi i tij për klientin.
Shënim Në rastet me rezultate jo të kënaqshme,
vendoseni sërish enën e gatimit mbi një zonë gatimi
më të vogël, nëse ka.
Për të aktivizuar këtë funksion prekni te paneli i
rregullimeve.
14.2 Pastrimi i planit të gatimit
Pastroni planin e gatimit pas çdo përdorimi, në mënyrë
që të mos digjet asnjë mbetje nga gatimi.
Kërkesë: Plani i gatimit duhet të jetë i ftohtë. Nëse ka
njolla sheqeri, plastika ose fletë alumini, mos e lini
planin e gatimit të ftohet.
1.
Hiqini papastërtitë e forta me një shpatull për
xhama.
2.
Pastrojeni planin e gatimit me një produkt pastrimi
për qelq qeramik.
Ndiqni udhëzimet e pastrimit në paketimin e
produktit të pastrimit.
Këshillë Për të arritur rezultate të mira pastrimi,
përdorni sfungjerë të posaçëm për qelq qeramik.
14.3 Pastrimi i kornizës së planit të gatimit
Pastroni kornizën e planit të gatimit kur aty ka
papastërti ose njolla pas përdorimit.
Shënim Mos përdorni shpatull pastrimi për xham.
1.
Pastroni kornizën e planit të gatimit me ujë të
ngrohtë me detergjent dhe me një leckë të butë.
Lani mirë sfungjerët e rinj përpara përdorimit të tyre.
2.
Më pas thajeni me një pecetë të butë.
15.1 Udhëzime paralajmëruese
Shënime
¡ Kur tek treguesit shfaqet , mbani shtypur sensorin
zonës përkatëse të gatimit dhe lexoni kodin e
defektit.
¡ Kur kodi i defektit nuk jepet në tabelë, shkëputeni
planin e gatimit nga rrjeti elektrik, pritni 30 sekonda
dhe pastaj lidheni përsëri planin e gatimit. Nëse
treguesi shfaqet sërish, njoftoni shërbimin teknik për
klientin dhe jepini atij kodin e saktë të defektit.
¡ Kur shfaqet një defekt, pajisja nuk kalon në
modalitetin e gatishmërisë.
¡ Për të mbrojtur komponentët elektronikë të pajisjes
nga mbinxehja ose mbingarkesa elektrike, plani i
gatimit mund ta reduktojë përkohësisht nivelin e
fuqisë.
Pastrimi dhe kujdesi sq
29