Descargar Imprimir esta página

Philips One HY1200 Manual Del Usuario página 74

Ocultar thumbs Ver también para One HY1200:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 24
-
Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të
implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e
pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
-
Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me
mjekun përpara përdorimit të pajisjes.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
-
Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen
vetëm nga persona të kualifikuar.
-
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar.
Lexojeni me kujdes këtë informacion përpara
përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të
tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose
lëndime të rënda. Aksesorët e dhënë mund të
ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
-
Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe
mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit apo ndaj temperaturave të larta.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon
ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se
zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e
produktit dhe kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në
furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose
çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme,
mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo
çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni
qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i
karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
-
Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme.
Kur bateria është në fund të jetëgjatësisë së saj,
pajisja duhet të asgjësohet në mënyrën e duhur.
Shihni seksionin "Riciklimi".
Kushtet e ruajtjes dhe të transportit
Temperatura -10 °C deri në +60 °C.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin
ndaj fushave elektromagnetike.
Shpjegimi i simboleve
Në produkt mund të shfaqen simbolet e mëposhtme:
-
Lexoni manualin e përdorimit (Fig. 2).
-
Pjesa e çmontueshme e furnizimit me energji (Fig.
3): "xxxxxx" tregon numrin e modelit të karikuesve
të miratuar që do të përdoren.
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në
"Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që
ofron "Philips", regjistrojeni produktin në
www.philips.com/welcome.
Përdorimi i synuar
Furçat elektrike e dhëmbëve "Philips One" kanë për
synim heqjen e cipës që krijohet dhe mbetjeve
ushqimore nga dhëmbët, për të pakësuar prishjen e
dhëmbëve dhe për të përmirësuar e mirëmbajtur
shëndetin oral. Furçat elektrike të dhëmbëve "Philips
One" synohen për përdorim konsumator shtëpiak.
Përdorimi nga fëmijët duhet të kryhet nën
mbikëqyrjen e të rriturve.
"Philips One" juaj (Fig. 1)
1 Doreza
2 Butoni i ndezjes/fikjes
3 Drita treguese e baterisë
4 Porta e karikimit
Aksesorët:
5 Koka(t) e furçës
6 Kutia për udhëtim
7 Kapaku i kutisë për udhëtim
8 Kapaku për udhëtim i kokës së furçës
9 USB-A në fishë të vogël
Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në
bazë të modelit të blerë.
Hapat e parë
Vendosja e kokës së furçës
1 Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë
në një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.
Shtypni kokën e furçës poshtë në boshtin metalik
(Fig. 4).
Shënim: Është normale të shikoni një hendek të vogël
ndërmjet kokës së furçës dhe dorezës (Fig. 5). Kjo
lejon që koka e furçës të dridhet siç duhet.
Karikimi i "Philips One"
1 Futeni kabllon e karikimit USB-A në portën e
karikimit në pjesën fundore të dorezës (Fig. 6).
2 Lidhni kabllon e karikimit USB-A në një ushqyes
USB 5 V (Lloji A).
Shënim: Ushqyesi nuk përfshihet. Përdorni vetëm
ushqyesin 5 V IPX-4 (Lloji A).
3 "Philips One" lëshon dy tinguj për të treguar që
furça e dhëmbëve po karikohet.
4 Furça e dhëmbëve vazhdon të karikohet deri sa të
jetë karikuar plotësisht.
-
Kur furça e dhëmbëve është duke u karikuar,
treguesi i baterisë ndriçohet dhe zbehet në
ngjyrë të bardhë.
-
Kur karikohet plotësisht, treguesi i baterisë
ndriçohet me ngjyrë të bardhë dhe fiket pas 30
sekondash pasi është karikuar plotësisht.
Shënim: Mund të duhen deri në 8 orë që bateria të
karikohet plotësisht, por ju mund ta përdorni
furçën e dhëmbëve përpara se ajo të jetë karikuar
plotësisht.
Udhëtimi
Shënim: Në varësi të modelit të blerë, "Philips One"
vjen me një kuti për udhëtim ose kapak për udhëtim
për të ruajtur furçën tuaj elektrike të dhëmbëve kur
udhëtoni ose ndërmjet përdorimeve.
Kutia për udhëtim
Vendosni furçën tuaj të dhëmbëve "Philips One" në
kutinë për udhëtim me fijet me drejtim për poshtë.
Mbylleni kapakun e kutisë për udhëtim.
Për ta hequr furçën tuaj të dhëmbëve "Philips One"
nga kutia për udhëtim, ndiqni këto hapa:
1 Hapni kapakun e kutisë për udhëtim.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

One hy1200 serieOne hy1200/26One hy1200/25