Descargar Imprimir esta página

Foppapedretti TicToc Manual De Instrucciones página 93

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 56
KUJDES: Kur parkoni, kontrolloni që frenat të jetë aktivizuar saktësisht duke
lëvizur karrocën përpara dhe mbrapa.
KUJDES: Mos e mbyllni apo ta mbyllni pjesërisht karrocën me fëmijën brenda.
KUJDES: Karroca juaj plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara nga standardet
e sigurisë dhe po ta përdorni në mënyrë korrekte e ta mirëmbani në mënyrë
adekuate, ajo do të ruajë performancën e saj të pandryshuar për disa vite.
Karroca është e pajisur me një shportë për bartjen e 3 kg peshe të cila duhet të shpërndahet në mënyrë të
adekuate.
Montimi duhet kryer nga një i rritur.
Vetëm një person i rritur mund të rregullojë mekanizmin e funksionimit të mbështetëses.
Mos e përdorni karrocën nëse ndonjë komponent ose pjesë është e thyer, e dëmtuar ose mungon.
Mos lejoni që fëmija të kacavirret në karrocë, mund ta bëjë atë të paqëndrueshme.
Ky produkt kërkon një mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë furnizuar apo miratuar nga prodhuesi, pasi ato mund
ta bëjnë të pasigurt karrocën.
Çdo lloj ngarkese që mund të aplikohet në dorezë dhe/ose në mbështetëse dhe/ose anash produktit mund të
rrezikojë qëndrueshmërinë e tij.
Mos e mbingarkoni karrocën me fëmijë, mallra apo aksesorë të tjerë. Çantat apo sendet e tjera nuk duhet të
varen në dorezë.
Sigurohuni që të gjithë përdoruesit të kenë njohuri rreth mënyrës së funksionimit të produktit.
Hapja dhe mbyllja është e lehtë, nuk kërkon përpjekje të tepërta. Nëse kështu nuk është atëherë mos e
sforconi mekanizmin - ndaloni dhe lexoni udhëzimet.
Mos e përdorni karrocën për ndonjë qëllim tjetër përveç atij për të cilin është projektuar.
Mos lejoni që fëmija juaj të hipë në karrocë pa qenë i ndihmuar, të luajë me karrocën ose të kacavirret jashtë
saj.
Mbajeni fort karrocën gjithmonë kur jeni pranë automjeteve ose trenave në lëvizje. Edhe me frenat e
aktivizuara, rryma e ajrit e shkaktuar nga mjeti në lëvizje mund ta lëvizë karrocën.
Kini kujdes kur ngjiteni ose zbritni nga një bordurë.
Hiqni fëmijët dhe palosni karrocën kur ngjiteni ose zbritni shkallët ose shkallët lëvizëse.
Sigurohuni që karroca e mbyllur të gjendet larg fëmijëve në mënyrë që të mos bjerë e të shkaktojë lëndime.
Mos përdorni aksesorë ose ndihmëse që nuk përfshihen, si ndenjëse për fëmijë, çanta, grepa, tabaka etj.
përveç atyre të miratuara nga prodhuesi, pasi ato mund ta bëjnë karrocën të jetë e pasigurt.
Mos përdorni platforma shtesë për transportin e një fëmije.
Skeleti është i fortë, por mund të dëmtohet nëse rrotat e pasme vazhdojnë t'i nënshtrohen goditjeve të forta
kur zbriten shkallët ose bordura. Impaktet e vazhdueshme do të shkaktojnë dëme.
Nëse fëmija juaj vesh këpucë të forta, ato mund ta dëmtojnë pëlhurën e butë.
Mbajtja e karrocës së lagur mund të shkaktojë myk.
Nëse karroca është e ekspozuar ndaj lagështirës ose e lagur, thaheni me një leckë të butë, shpaloseni plotësisht
karrocën dhe lëreni të thahet përpara se ta ruani.
Mbajeni karrocën tuaj në një vend të thatë dhe të sigurt.
Mos e lini karrocën në diell për periudha të gjata - disa pëlhura mund të zbehen. 
Përdorimi i ndenjëses për bebe me me telajo nuk zëvendëson djepin apo shtratin. Kur fëmija juaj ka nevojë
të flejë, është më e përshtatshme ta vendosni në një djep apo në krevat; ndenjësja e makinës nuk është
projektuar për periudha të gjata gjumi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara nga prodhuesi.
• SHQIPTAR •
PARALAJMËRIME
93

Publicidad

loading