Descargar Imprimir esta página

Bosch C70 Instrucciones De Uso página 226

Ocultar thumbs Ver también para C70:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 36
Karikues Bosch C70 I Manuali i përdorimit
bateri normale me acid-plumb), zgjidhni manualisht modalitetin e ri për të shmangur
mbingarkimin dhe dëmtimin.
Nuk ka funksion kujtese për modalitetin 3 (i mirëmbajtjes), modalitetin 4 (i
rigjenerimit) dhe modalitetin 5 (power supply mode).
4.5
Zbulimi i baterisë
Pasi karikuesi të lidhet me një bateri 14,6-21 V, LED 12 V dhe 24 V do të pulsojnë me
alternim. Karikuesi përpiqet të zbulojë tensionin e baterisë në një proces kompleks
matjeje. Pas 1-3 minutash, karikuesi do të njohë nëse bateria është një bateri 12 V ose
24 V dhe do të kalojë në modalitetin e duhur 12 V motoçikletë/makinë ose 24 V
kamion.
4.6
Modaliteti i anashkalimit
Nëse karikuesi zbulon një bateri të lidhur si bateri 12 V dhe kalon në modalitetin 12 V,
por përdoruesi është shumë i sigurt se lloji i baterisë është 24 V, përdoruesi mund të
shtypë dhe mbajë butonin e modalitetit për 5 sekonda për ta kaluar karikuesin në
cilindo modalitet karikimi 24 V.
I
KUJDES
Modaliteti 24 V mund ta karikojë baterinë nga tensioni i ulët deri në 5,5 V. Ndaj një
bateri 12 V mund të mbingarkohet dhe të paraqesë rreziqe të mëtejshme (shtim gazi,
shpërthim, zjarr...) për njerëzit dhe kafshët.
4.7
Funksioni i mbrojtjes së pajisjes
Në rast qarku të shkurtër në kabllon e karikimit, siguresa (4a) në kabllon e karikimit
parandalon dëmtimin e pajisjes dhe të sistemit elektrik.
5 Mirëmbajtja dhe kujdesi
Hiqeni gjithmonë kordonin elektrik nga priza përpara se të pastroni karikuesin.
Pajisja nuk ka nevojë për mirëmbajtje.
1. Fikeni pajisjen.
2. Përdorni një leckë të thatë për të pastruar sipërfaqet plastike të pajisjes.
3. Asnjëherë mos përdorni solucione apo agjentë të tjerë agresivë pastrimi.
4. Për të ruajtur sigurinë funksionale, pajisjet mund të riparohen vetëm nga prodhuesi
ose përfaqësuesi i tij i shërbimit duke përdorur pjesë rezervë origjinale.
5. Për bateritë Li-Ion (LiFePO₄), përdorni Bosch C40-Li ose C80-Li.
6. Për bateritë 6 V, përdorni C30 C40-Li dhe C80-Li.
226
SQ

Publicidad

loading