Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 248.3 T Manual De Instrucciones página 536

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 60
Shqip
4.6
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1
Korrëse bari
Korrësja e barit është në gjendje të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit është e padëmtuar.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Komandat funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
– Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën për mbledhjen e barit:
Adapteri për copëtimin e materialit të kositur
është hequr, zgjatimi është shkëputur dhe
shporta për mbledhjen e barit është fiksuar
saktë.
– Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
shkarkuar nga mbrapa: Shporta për mbledhjen
e barit është varur për jashtë dhe kapaku i
daljes është i mbyllur.
– Nëse po bëni kositje dhe bari i kositur duhet të
drejtohet anash në dhé: Shporta për
mbledhjen e barit është shkëputur, adapteri
për copëtimin e materialit të kositur është futur
saktë dhe zgjatimi është fiksuar saktë.
– Nëse po copëtoni: Zgjatja dhe shporta për
mbledhjen e barit janë shkëputur dhe adapteri
për copëtimin e materialit tl kositur është futur
saktë.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Janë montuar saktë aksesorë origjinalë të
STIHL për këtë korrëse bari.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet dhe pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen. Njerëzit mund
të lëndohen rëndë apo të humbin jetën.
► Punoni me korrëse të padëmtuar bari.
► Nëse korrësja e barit është e papastër apo
e lagur: Korrësen e barit pastrojeni dhe
lëreni të thahet.
► Mos e modifikoni kositësen e barit.
► Nëse komandat nuk funksionojnë: Mos
punoni me korrësen e barit.
► Nëse është kositur dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën për mbledhjen e
barit: Hiqni adapterin për copëtimin e
materialit të kositur, shkëputeni zgjatimin
dhe vareni shportën për mbledhjen e barit
siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Nëse po bëni kositje dhe bari i kositur duhet
të drejtohet anash në dhé: Hiqni shportën
për mbledhjen e barit, futni adapterin për
copëtimin e materialit të kositur dhe vareni
536
zgjatimin siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Nëse po copëtoni: Hiqni zgjatimin dhe
shportën për mbledhjen e barit dhe futni
adapterin për copëtimin e materialit të
kositur siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë korrëse bari.
► Instaloni thikën sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi.
► Instaloni aksesorët sipas përshkrimit në
këto udhëzime përdorimi ose në udhëzimet
e përdorimit të aksesorëve.
► Mos vini sende në vrimat e korrëses së
barit.
► Ndërrojeni në rast konsumi apo shenjash
dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.2
Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
– Thika nuk është e deformuar.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Thika është e mprehur siç duhet.
– Thika nuk ka pjesë të ngrëna.
– Thika është e drejtpeshuar.
– Nuk tejkalohen trashësia minimale dhe
gjerësia minimale e thikës,
– Ruhet këndi i mprehjes,
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt pjesë të thikës mund të
lirohen dhe të flaken përreth. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Punoni me thikë dhe aksesorë të
padëmtuar.
► Vendosini thikat saktë.
► Mprehini thikat saktë.
► Nëse arrihet trashësia minimale dhe
gjerësia minimale: Ndërrojeni thikën.
► Kryejeni balancimin e thikës te shitësi i
STIHL.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.3
Bateria
Bateria është në gjendje të rregullt sigurie, nëse i
përmbush kushtet e mëposhtme:
– Bateria është e padëmtuar.
– Bateria është e pastër dhe e thatë.
– Bateria funksionon dhe e pandryshuar.
4 Udhëzime sigurie
20.2.
20.2.
0478-131-9805-A

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Rma 253.3 t