Descargar Imprimir esta página

Electrolux ENG7TE75S Manual De Instrucciones página 19

Frigorífico-congelador
Ocultar thumbs Ver también para ENG7TE75S:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
caktuar të japë temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa ndërprerje duke
shkaktuar formimin e brymës ose akullit
në aparatin e avullimit. Në këtë rast,
vendoseni rregullatorin e temperaturës në
një temperaturë më të lartë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe për të kursyer
energjinë në këtë mënyrë.
• Sigurohuni që të ketë ventilim të mirë. Mos
i mbuloni rrjetën ose vrimat e ventilimit.
• Sigurohuni që produktet ushqimore
brenda pajisjes të lejojnë qarkullimin e ajrit
përmes vrimave të dedikuara në fund të
pjesës së brendshme të pajisjes.
6.2 Këshilla për ngrirje
• Aktivizoni funksionin Extra Freeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin brenda ndarjes së ngrirjes.
• Përpara ngrirjes, mbështilleni dhe izolojeni
ushqimin në: letër alumini, letër ose qese
plastike, kuti hermetike me kapak.
• Për ngrirje dhe shkrirje më efikase ndajini
ushqimet në porcione të vogla.
• Rekomandohet që të gjitha ushqimeve të
ngrira t'u vendosni etiketa dhe data. Me
këtë do të mund të identifikoni ushqimet
dhe do të dini se kur duhet të përdoren
përpara se të prishen.
• Ushqimet duhet të jenë të freskëta
përpara se të ngrijnë për të ruajtur cilësinë
e mirë të ushqimit. Veçanërisht, frutat dhe
zarzavatet duhet të ngrihen pasi të
mblidhen për të ruajtur të gjitha vlerat e
tyre ushqyese.
• Mos i ngrini shishet ose kënaçet me
lëngje, veçanërisht pijet që përmbajnë
dyoksid karboni - ato mund të shpërthejnë
gjatë ngrirjes.
• Mos vendosni ushqim të nxehtë në
ndarjen e ngrirësit. Ftoheni në
temperaturë dhome përpara se ta fusni
brenda ndarjes.
• Për të shmangur rritjen në temperaturë të
ushqimeve të ngrira tashmë, mos
vendosni ushqime të freskëta të pa ngrira
direkt pranë tyre. Vendoseni ushqimin në
temperaturë dhome në pjesën e ndarjes
së ngrirësit ku nuk ka ushqime të ngrira.
• Mos hani kuba akulli, akull ose lëpirëse
akulli menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi.
Rrezik atrofizimi.
• Mos e ngrini përsëri ushqimin e shkrirë.
Nëse ushqimi është shkrirë, gatuajeni,
ftoheni dhe më pas ngrijeni.
6.3 Ruajtja e ushqimit të ngrirë
• Ndarja e ngrirjes është ajo e shënuar me
.
• Parametrat e duhëra të temperaturës, që
garantojnë ruajtjen e produkteve të ngrira,
janë ato që vendosin një temperaturë më
ulët ose të barabartë me -18°C.
Parametrat më të larta të temperaturës
brenda pajisjes mund të sjellin shkurtimin
e jetëgjatësisë së ushqimit.
• E gjithë ndarja e ngrirësit është e
përshtatshme për ruajtjen e produkteve të
ngrira ushqimore.
• Lini hapësirë të mjaftueshme rrotull
ushqimit për të lejuar qarkullimin e lirshëm
të ajrit.
• Për të ditur si të ruani ushqimin në mënyrë
të saktë, referojuni etiketës së paketimit të
ushqimit për të parë jetëgjatësinë e
ushqimit.
• Është e rëndësishme që ta mbështillni
ushqimin në mënyrë të tillë që të
parandalojë hyrjen e ujit, lagështirës ose
kondensimit.
6.4 Këshilla për blerjet
Pas blerjes së ushqimeve:
• Sigurohuni që paketimi të mos jetë
dëmtuar, sepse ushqimi mund të jetë
prishur. Nëse paketimi është i fryrë ose i
lagur, mund të mos jetë ruajtur në kushte
optimale dhe mund të ketë filluar shkrirja.
• Për të kufizuar procesin e shkrirjes blijini
mallrat e ngrira në fund të blerjes së
ushqimeve dhe transportojini ato brenda
një çante termike dhe të izoluar.
• Futini ushqimet e ngrira menjëherë në
ngrirës pasi të ktheheni nga dyqani.
• Nëse ushqimi është shkrirë qoftë edhe
pjesërisht, mos e ngrini përsëri.
Konsumojeni sa më shpejt të mundeni.
• Respektoni datën e skadencës dhe
informacionin mbi ruajtjen në paketim.
SHQIP
19

Publicidad

loading