• Gjalpi dhe djathi: vendosini në një kuti
hermetike ose të mbështjella në letër
alumini ose qeska prej polietileni për të
lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e
mundur.
• Shishet: mbyllini me kapak dhe vendosini
në raftin e shisheve në derën e pajisjes
ose (nëse është e disponueshme) në
mbajtësen e shisheve.
7. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve të sigurisë.
7.1 Pastrimi i pjesës së brendshme
Përpara përdorimit të pajisjes për herë të
parë, pjesa e brendshme dhe të gjitha
aksesorët e brendshëm duhen pastruar me
ujë të vakët dhe pak sapun neutral për të
hequr erën tipike të produkteve të reja, pastaj
duhen të thahet plotësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjentë, pluhura
gërryes, klor apo pastrues me bazë vaji,
pasi këta pastrues mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
KUJDES!
Aksesorët dhe pjesët e pajisjes nuk janë
të përshtatshme për larje në lavastovilje.
KUJDES!
Pastroni panelin e kontrollit me një copë
të njomë. Mos përdorni ndonjë
detergjent. Pas pastrimit, thajeni panelin
e kontrollit me një copë të butë.
7.2 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me pak
sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e derës
dhe pastrojini për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
• Për të shpejtuar ftohjen e ushqimeve,
këshillohet që të hapni ventilatorin.
Aktivizimi i Ventilator lejon homogjenizim
më të madh të temperaturave të
brendshme.
• Gjithmonë referojuni datës së skadencës
së produkteve për të ditur sa gjatë t'i
mbani.
7.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi
i ndarjes së frigoriferit gjatë përdorimit
normal. Uji i shkrirjes derdhet përmes një
zgavre në një enë të veçantë në pjesën e
pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit,
ku avullon.
Është e rëndësishme që të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes
në mes të kanalit të ndarjes së frigoriferit për
të mos e lejuar ujin të rrjedhë jashtë e të
pikojë te ushqimet brenda.
Për këtë qëllim përdorni pastruesin e tubave
që keni marrë me pajisjen.
7.4 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit është pa formim bryme. Kjo
do të thotë se gjatë procesit të punës nuk
krijohet brymë, as në muret e brendshme as
mbi ushqime.
7.5 Periudha e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për një periudhë të
gjatë, merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga furnizimi me
elektricitet.
SHQIP
21