Imetec Titanox K109 Instrucciones Y Advertencias página 27

Ocultar thumbs Ver también para Titanox K109:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 9
Seleksionimi i avullit
Sasia e avullit seleksionohet me anë të seleksionuesit e. Lëvizni seleksionuesin e avullit në një pozicion të mesëm, ndërmjet minimumit
dhe maksimumit sipas sasisë së avullit të dëshiruar dhe të temperaturës së seleksionuar [Fig A].
Paralajmërime: nxjerrja e avullit të vazhdueshëm bëhet vetëm duke vendosur hekurin në mënyrë horizontale. Ndërprerja e avullit të
vazhdueshëm mund të bëhet duke vendosur hekurin në mënyrë vertikale ose duke spostuar seleksionuesin e avulit në pozicionin "0".
Siç dëftohet tek leva e termostatit dhe tek tabela në fillim, përdorimi i avulli është i mundshëm vetëm për temperaturat e larta. Nqs
temperatura e seleksionuar është shumë e ulët mund të bien nga pjastra disa pika të vogla uji.
Seleksionimi i Super-avull dhe avull në mënyrë vertikale
Po të shtypni butonin super-avull c krijohet një shtëllung e fortë avulli e cila depërton copat dhe heq edhe rrudhat më të vështira. Pritni
disa seconda nga një presion tek tjetri [Fig D].
Po të shtypni me ndërprerje butonin super-avull mund të hekurosni edhe në mënyrë vertikale (perde, rroba të varura etj...) [Fig E].
Paralajmërime: funksioni super-avull mund të përdoret vetëm në temperaturat e larta. Ndërpritni avullin kur ndizet spiuni i kontrollit të
temperaturës së pjastrës f dhe filloni sërish kur spiuni fiket.
HEKUROSJE E THATE
Për të hekurosur pa avull ndiqni udhëzimet e seksionit "hekurosja me avull" duke lënë seleksionuesin e avullit e në pozicionin "0".
Funksioni Spraj
Verifikoni që të ketë ujë në depozitë. Shtypni butonin spraj d ngadalë (për një spruco të plotë) ose shpejt (për spruco të thjeshtë)
[Fig F].
Paralajmërime: për copa delikate këshillojmë të lagni copën duke përdorur funksionin spraj d ose vini një copë të lagësht ndërmjet
hekurit dhe copës. Për të shmangur njollat mos përdorni spraj tek copat e mëndafshit ose sintetike.
PASTRIMI
Kujdes: para se të përdorni çdo lloj operacioni pastrimi të hekurit, sigurohuni që spina e aparaturës të jetë e hequr nga priza
e korentit dhe pjastra të jetë plotësisht e ftohur.
Mbeturina eventuale niseshteje ose spraj për hekurosje mbi pjastrën e hekurit mund të hiqen me një copë të lagësht dhe detergjent jo
gërryes. Mos e gërvishni pjastrën me tel ose metale. Pjesët plastike mund të pastrohen me një copë të lagësht, dhe më pas kaloni një
copë të thatë.
SELF-CLEAN/CALC-CLEAN VETE PASTRIM nqs i pranishëm)
Ky funksion bën të mundshëm pastrimin e mbeturinave te gëlqeres dhe mbeturinave të tjera brenda pjastrës. Këshillojmë ta pastroni
çdo 10-15 ditë. Si funksionon:
- Mbushni depozitën deri në nivelin maksimal të dëftuar, spostoni seleksionuesin e avullit e në pozicionin "0".
- Rregulloni termostatin i në temperaturën maksimale dhe pritni që spiuni f të fiket.
- Hiqni spinën nga priza e korentit dhe vini menjëherë hekurin horizontalisht sipër një lavamani.
- Spostoni dhe mbani seleksionuesin e avullit në pozicionin Self-Clean/Calc-Clean (ose shtypni butonin e posatçëm poshtë dorezës
sipas modelit) derisa nga pjastra do të dalë ujë i nxehtë, avull, mbeturina gëlqereje dhe të tjera. Pasi pjastra e hekurit ftohet, mund ta
pastroni me një copë të lagësht.
SI TA VENDOSNI
- Hiqni spinën e hekurit nga priza e korentit. Zbrazni depozitën duke përmbysur hekurin dhe duke e tundur nga pak. Lëreni hekurin
të ftohet plotësisht. Mbështillni kavon e korentit tek mbështjellesi i posatçëm h [Fig G]. Vendoseni gjithmonë vertikalish hekurin.
KESHILLA PER TE HEKUROSUR MIRE
Në rast se do të hekurosni copa me (temina, qëndisje dhe mëndafshi) u këshillojme të përdorni temperatura të ulëta.
Nqs copa është mikse (psh. 40 pambuk 60 sintetike) rregulloni termostatin në bazë të fibrës që kërkon temperaturën më të ulët.
Për të vendosur temperaturën e një cope që nuk njihni përbërjen, bëni një provë në një cep të padukshëm të saj, duke filluar nga
temperatura më e ulët dhe duke e ngritur pak nga pak derisa të arrini në temperaturën ideale.
Mos hekurosni kurrë pjesët me shenja avulli ose shenja të tjera: i ngrohti i pjastrës i bën të pa heqshme njollat nga copa.
Sprajet e ndryshme për hekurosje janë më të vlefshëm nëse përdoren me hekur të thatë me temeperaturë jo të lartë: ngrohja e tepërt
djeg copën dhe krijon rrezik njollash të verdha.
Për të shmangur që rrobat e mëndafshit, leshit ose sintetike të marrin ndriçim, hekurosini mbrapsht.
Për të shmangur që rrobat kadife të marrin ndriçim, hekurosini vetëm në një drejtim (drejt fijes) dhe pa ushtruar forzë tek hekuri.
Sa më e mbushur të jetë lavatriçja aq më të rrudhura do të dalin rrobat. E njëjta gjë ndodh po të përdoret shtrydhja me xhiro të larta.
Shumë copa hekurosen më lehtësisht nqs janë plotësisht të thata. Në rastin e mëndafshit, ai duhet të hekuroset gjithmonë i lagësht.
27
S
H
Q
I
P

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Titanox k115Titanox k106

Tabla de contenido