ALB
Manuali i përdorimit
Për pacientët dhe personalin e specializuar
ortopedik
Të dashur klientë,
ne ju falënderojmë për besimin tuaj. Me blerjen që keni
kryer ju keni marrë një vendim të mirë. Është qëllimi dhe
pretendimi jonë, që në bashkëpunim të ngushtë me
partnerët, mjekët, sigurimet shëndetësore dhe shërbimet
mjekësore tona, që me këpucët tona të garantojmë kuj-
desin më të mirë të mundshëm për këmbët. Mësoni më
shumë mbi produktet tona dhe vizitoni ueb sajtin tonë:
www.schein.de
Ju lutemi lexoni me kujdes para përdorimit të produktit
tonë mjekësor manualin e përdorimit, dhe kushtoni
vëmendje këshillave të mëposhtme, sidomos informa-
cioneve të sigurisë:
1.Përcaktimi i qëllimit/Indikacion:
Këpucë të fashuara:
• Ndikim negativ te lëvizshmëria (të ecurit) në rast
dëmtimesh të lëkurës dhe të indeve poshtë lëkurës në
kuadrin e një trajtimi konservativ ose post-operativ që
ka zgjatur pak javë ose që ka zgjatur shumë, të plagë-
ve dhe të ulcerës me fasho të zgjeruara, ose të shtre-
sëzuara, procesi i shërimit të të cilave lejon të paktën
një ngarkesë të pjesshme të këmbës gjatë ecjes. Në
rastin e kujdesit post-traumatik pas frakturave ose
shtypjeve të pjesës së përparme të këmbës.
• Në rastin tendencës së fortë kundrejt ënjtjeve të
këmbëve p.sh. si pasojë e insuficiencës kardiake, ede-
mës limfatike ose sindromës post-trombotike, nëse
këpucët normale nuk përshtaten më.
• Këpucët e post-operative janë konceptuar për mund-
ësimin dhe respektimin e një funksioni të përshtats-
hëm të ecjes.
Këpucët që lehtësojnë ngarkesën në pjesën e përparme
dhe të pasme të këmbës:
• Dëmtime mesatare deri të rënda të këmbës në rastin
e trajtimit konservativ ose post-operativ (= mobilizim
i hershëm).
• Në rastin e ulcerës diabetike të këmbëve, vetëm nuk
janë të mundura një gips me kontakt të plotë ose një
ortezë e krahasueshme.
• Kujdesi post-traumatik pas frakturave dhe shtypjeve
të pjesës së përparme / të pasme të këmbës.
• në rastin e plagëve të hapura dhe ulcerës sidomos
në pjesën e përparme të këmbës / te thembra, ose si
pasojë e çrregullimeve arteriale ose venoze të qarkul-
limit të gjakut ose e lëndimeve.
• Në rastin kur kemi një ënjtje që dhemb të pjesës së
përparme të këmbës, p.sh. në rastin e cermës akute
ose në rastin e bursitit akut.
• në rastin e sëmundjeve që shkaktojë dhimbje, dhe
atyre inflamatore të pjesës së pasme të këmbës p.sh.
për shkak të një simptomatike të gjurmëve në them-
bër ose në rastin e bursitit te tendinat e thembrës së
akilit.
52
2. Vendi i përdorimit/Kushtet e përdorimit:
• Kushtoni vëmendje faktit, që të lëvizni vetëm në një
terren të sigurt.
• Mbrojeni këmbën tuaj dhe nëse është e nevojshme
fashon tuaj kundrejt papastërtive, goditjeve dhe
lagështirës, nëse i përdorni këpucët post-operative në
ambient të jashtëm. Për mbrojtje ju mund të përdorni
p.sh. një shollë. Për këtë gjë konsultohuni me shitësin
tuaj të specializuar të këpucëve ortopedike.
Ju lutemi kushtoni vëmendje faktit, që në
terren me lagështirë ose të rrëshqitshëm, si
dhe në dëborë dhe akull, mund të ketë rrezik
rrëshqitje. Këtu duhet të tregohet shumë kujdes.
3. Këshillat e përdorimit:
• Nëpërmjet kujdesit tuaj janë ndryshuar përmasat e
këpucës në vendin përkatës. Kushtoni vëmendje kësaj
gjëje sidomos gjatë hipjes së shkallëve ose kur kaloni
pragjet.
• Kushtoni vëmendje faktit që në këmbën e shëndetsh-
me duhet të mbani një këpucë të qëndrueshme me
kompensimin përkatës të lartësisë.
• Hapni dhe lironin mekanizmat e mbylljes për të ves-
hur këpucët. Vishni këpucën dhe lidheni atë.
• Kemi të bëjmë me produkte mjekësore, të cilat janë të
përcaktuara vetëm për një pacient të vetëm. Përdori-
mi nga persona të tjerë nuk lejohet.
• Vishini këpucët gjithmonë kur të jeni i ulur.
• Kohëzgjatja e mbajtjes dhe shpeshtësia e përdorimit
përcaktohen nga mjeku juaj.
• Shënim: në rastin e një malus perforans për shkak të
neuropatisë periferike ose në rastin e çrregullimeve
periferike arteriale të qarkullimit të gjakut, ngarkesa
që mund të mbajë këmba është e kufizuar, dhe në
këtë mënyrë në këto raste tregohet një ngarkesë shte-
së me një ortezë të pjesës së poshtme të kofshës.
Ju lutemi kushtoni vëmendje këshillave tona, para
çdo veshje të „këpucës post-operative" dh sidomos
para veshjes për herë të parë
4. Këshilla sigurie dhe rreziqet e përdorimit:
• Kontrolloni këpucët nga brenda para çdo përdorimi
dhe hiqni trupat e huaj që mund të gjenden aty.
• Mos i përdorni kurrë këpucët post-operacion pa një
ndihmë të përshtatshme gjatë ecjes.
• Mos e drejtoni vetë automjetin.
• Mbathini këpucët post-operacion vetëm atëherë nëse
nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Mbajeni
atë ose me një fasho ose me një mbrojtje të përsh-
tatshme për këmbën tuaj, ose plagën tuaj.
• Nëse kemi pika shtypje, dhimbje ose dukuri të tjera
negative, duhet që të shkoni menjëherë te mjeku që
kryen trajtimin ose te ofruesi i shërbimit.
• Për mënjanimin e pikave të shtypjes dhe çrregullime-
ve të qarkullimit të gjakut mos e shtrëngoni shumë
këpucën. Kontrollojeni menjëherë mekanizmin e
mbylljes dhe rregullojeni atë në rast nevoje. Mbyllja
shumë e lirë shkakton rrëshqitjen në këpucë, kjo gjë
duhet të mënjanohet.