Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 253 Manual De Instrucciones página 370

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 42
Shqip
– Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e
alkoolit, mjekimeve apo drogave.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.4
Veshjet dhe pajimet
PARALAJMËRIM
■ Gjatë punës mund të hidhen sende me
shpejtësi të lartë. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Vishni pantallona të gjata prej materiali
rezistent.
■ Gjatë punës mund të ngrihet pluhur. Thithja e
pluhurit mund të jetë e dëmshme për
shëndetin dhe të shkaktojë reaksione
alergjike.
► Nëse ka pluhur: Mbani maskë kundër
pluhurit.
■ Veshjet e papërshtatshme mund të ngecin
nëpër pemë, shkurre dhe kositësen e barit.
Përdoruesit pa veshjen e duhur mund të
pësojnë lëndime të rënda.
► Vishni rroba të ngushta që rrinë pas trupit.
► Hiqini shallet dhe varëset.
■ Gjatë pastrimin, mirëmbajtjes apo bartjes
përdoruesi mund të bjerë në kontakt me thikat.
Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani doreza prej materiali rezistent.
■ Nëse përdoruesi mban këpucë të
papërshtatshme, mund të rrëshqasë.
Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani këpucë që i rezistojnë konsumimit,
me qafë dhe me shollë që nuk rrëshqet.
■ Gjatë mprehjes së thikave mund të kërcejnë
grimca materiali. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Mbani syze të ngushta. Syzet e
përshtatshme testohen sipas standardit EN
166 ose normave shtetërore dhe ofrohen
në treg me shënimin përkatës.
► Mbani doreza prej materiali rezistent.
4.5
Zona e punës dhe rrethina
4.5.1
Korrësja e barit
PARALAJMËRIM
■ Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e korrëses së
barit dhe të sendeve të flakura dhe mund të
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
370
► Mbajini personat e painteresuar,
fëmijët dhe kafshët larg terrenit të
punës.
► Ruani distancën e sigurisë nga objektet.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
■ Kositësja e barit nuk është e mbrojtur nga uji.
Nëse punoni në shi apo në mjedis me
lagështirë, mund të shkaktohet elektroshok.
Përdoruesi mund të lëndohet dhe kositësja e
barit mund të dëmtohet.
► Mos punoni në shi apo në mjedise me
lagështirë.
► Mos kositni bar të lagur.
■ Pjesët elektrike të kositëses së barit mund të
nxjerrin shkëndija. Shkëndijat mund të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
► Mos punoni në ambiente të djegshmërisë
së lartë apo me atmosferë shpërthyese.
4.5.2
Bateria
PARALAJMËRIM
■ Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e baterisë dhe
mund të mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë.
► Të mbahet larg personave të painteresuar,
fëmijëve dhe kafshëve.
► Mos e lini baterinë pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
baterinë.
■ Bateria nuk është e mbrojtur ndaj të gjitha
ndikimeve të mjedisit rrethues. Nëse bateria
ekspozohet ndaj kushteve të caktuara
mjedisore, mund të marrë flakë apo të
shpërthejë. Personat mund të lëndohen rëndë
dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Mbrojeni baterinë nga nxehtësia dhe
zjarri.
► Mos i hidhni bateritë në zjarr.
► Baterinë përdoreni dhe ruajeni në
temperatura midis ‑ 10 °C dhe
+ 50 °C.
► Mos e zhysni baterinë në lëngje.
4 Udhëzime sigurie
0478-131-9862-B

Publicidad

loading