7 Montimi i kositëses së barit
► Futeni kavon (4) në kapësen e kavos (9).
► Shtyjeni kapësen e kavos (9) në timon (6) dhe
puthiteni në mënyrë që kunji i kapëses së
kavos të futet në vrimën e poshtme të timonit.
Timoni (6) nuk është e nevojshme të çmontohet.
7.2
Hapja dhe mbledhja e timonit
7.2.1
Hapja e timonit
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hapni dorezat mbajtëse (1) dhe sigurohuni që
nuk është kapur kablloja (2).
► Shtrëngojeni mirë dadon kapëse në formë ylli
(3).
Timoni (1) është lidhur mirë me korrësen e
barit.
7.2.2
Mblidhni timonin
Timoni mund të paloset së bashku për të kursyer
vend ose për ruajtjen e pajisjes.
► Fikeni kositësen e barit, hiqni çelësin e
siguresës dhe hiqni baterinë.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
0478-131-9862-B
► Mbajini fort dorezat (1) dhe lironi dadot kapëse
në formë ylli (2).
► Palosini dorezat mbajtëse (1) për përpara.
7.3
Montimi, lidhja dhe shkëputja e
shportës së barit
7.3.1
Montoni shportën e barit
► Shtrëngoni pjesën e sipërme të shportës së
barit (1) me pjesën e poshtme të shportës së
barit (2).
Gjuhëzat (3) dhe vjaskat (5) duhet të jenë nga
brenda. Gjuhëzat (3) duhet të jenë në nivelin e
vrimave (4).
► Shtyji gjuhëzat (3) njëra pas tjetrës nëpër
vrima (4) nga mbrapa për përpara.
Gjuhëzat (3) puthiten me kërcitjen
karakteristike.
7.3.2
Varja në vend e shportës së barit
► Fikeni motorin.
► Vendoseni korrësen në një sipërfaqe të
rrafshët.
Shqip
375