Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 253 Manual De Instrucciones página 373

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 42
4 Udhëzime sigurie
4.9
Ruajtja
4.9.1
Korrësja e barit
PARALAJMËRIM
■ Fëmijët nuk i kuptojnë dhe nuk i kanë
parasysh rreziqet e korrëses së barit. Fëmijët
mund të lëndohen rëndë.
► Hiqni çelësat e sigurisë.
► Hiqni baterinë.
► Mbajeni korrësen e barit në vend ku nuk
mund të arrihet nga fëmijët.
■ Kontaktet elektrike në korrësen e barit dhe
pjesët metalike mund të ndryshken nga
lagështira. Korrësja e barit mund të dëmtohet.
► Hiqni çelësat e sigurisë.
► Hiqni baterinë.
► Mbajeni korrësen të pastër dhe të thatë.
■ Nëse çelësi i sigurisë dhe bateria futen gjatë
magazinimit, thika mund të ndizet pa dashje.
Personat mund të lëndohen rëndë dhe të
ndodhin dëmtime të pronës.
► Hiqni çelësat e sigurisë.
► Hiqni baterinë.
4.9.2
Bateria
PARALAJMËRIM
■ Fëmijët nuk i njohin dhe nuk e kuptojnë
rrezikun nga bateritë. Fëmijët mund të
lëndohen rëndë.
► Mbajeni baterinë jashtë vendeve ku mund
të arrihet nga fëmijët.
■ Bateria nuk është e mbrojtur ndaj të gjitha
ndikimeve të mjedisit rrethues. Nëse bateria
ekspozohet ndaj kushteve të caktuara
mjedisore, ajo mund të dëmtohet.
► Mbajeni baterinë të pastër dhe të thatë.
► Mbajeni baterinë në ambient të mbyllur.
0478-131-9862-B
► Ruajeni baterinë veçmas kositëses së barit
dhe karikuesit.
► Mbajeni baterinë në paketim jopërçues.
► Mbajeni baterinë në temperatura midis
10°C dhe +50°C.
4.10
Pastrimi, mirëmbajtja dhe
riparimi
PARALAJMËRIM
■ Nëse çelësi i sigurisë dhe bateria futen gjatë
pastrimit, mirëmbajtjes apo riparimit, thika
mund të ndizet pa dashje. Personat mund të
lëndohen rëndë dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Hiqni çelësat e sigurisë.
► Hiqni baterinë.
■ Mjetet e mprehta të pastrimit, pastrimi me ujë
me presion apo me sende të mprehta mund ta
dëmtojë korrësen e barit, thikën dhe baterinë.
Nëse kositësja e barit, thika dhe bateria nuk
pastrohen siç duhet, pjesët nuk funksionojnë
më siç duhet dhe pajisjet e sigurisë mund të
anashkalohen. Mund të lëndohen njerëzit.
► Pastrojeni kositësen e barit, thikën dhe
baterinë sipas përshkrimeve në këtë
manual.
■ Nëse kositësja e barit, thika apo bateria nuk
mirëmbahen apo riparohen siç duhet, pjesët
nuk funksionojnë më siç duhet dhe pajisjet e
sigurisë mund të anashkalohen. Personat
mund të lëndohen rëndë apo të vdesin.
► Mos ia bëni vetë servisin apo riparimet
kositëses së barit.
► Nëse kositësja e barit apo bateria duhet të
dërgohen për servis apo riparim:
Konsultohuni me shitësin e STIHL.
► Mirëmbajeni thikën sipas përshkrimit në
këtë manual.
■ Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo riparimit të
thikës, përdoruesi mund të pritet nga tehet e
mprehta. Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
■ Gjatë mprehjes, thika mund të nxehet.
Përdoruesi mund të digjet.
► Prisni derisa thika të ftohet.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
Shqip
373

Publicidad

loading