Gardena ErgoJet 3000 Instrucciones De Empleo página 107

Ocultar thumbs Ver también para ErgoJet 3000:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 42
RREZIK! Plagosje trupore!
v Nëse nuk e përdorni si duhet, ky produkt mund të jetë i rreziks-
hëm. Duhet të respektoni paralajmërimet dhe udhëzimet
e sigurisë për të garantuar siguri dhe efikasitet gjatë përdorimit
të këtij produkti. Përdoruesi është përgjegjës për ndjekjen
e paralajmërimeve dhe udhëzimeve që gjenden në këtë manual
dhe mbi vetë produktin. Mos e përdorni asnjëherë produktin
nëse mbrojtëset e dorëzuara nga prodhuesi nuk janë në vendin
e duhur.
1. SIGURIA
E rëndësishme! Lexoni me kujdes manualin e përdorimit dhe ruajeni atë
që ta lexoni më vonë.
Simbolet mbi produkt:
Lexoni udhëzimin e përdorimit.
FIKJA:
Hiqeni spinën nga priza përpara
pastrimit apo mirëmbajtjes.
Mos e ekspozoni në shi.
Është e këshillueshme të përdorni sytë dhe veshët
për t'u mbrojtur. Vini re, është e mundshme se nuk
i dëgjoni të tretët, që futen në zonën e punës.
Mbajini larg pajisjes njerëzit rrotull.
Hiqeni nga priza nëse kordoni dëmtohet apo
ngatërrohet diku.
Në regjimin e thithjes përdoreni vetëm me tub thithje të
montuar dhe thes grumbullimi të mbyllur.
Pas fikjes prisni deri sa fletët e rotorit
të kenë ndaluar.
Mos e përdorni me flokë të lëshuara,
bizhuteri që varen ose rroba të gjera.
Paralajmërime të përgjithshme për veglat me korrent
PARALAJMËRIM: Lexoni gjithë paralajmërimet dhe udhëzimet
e sigurisë. Mosndjekja e paralajmë rimeve dhe udhëzimeve mund të
sjellë si pasojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini gjithë paralajmërimet dhe udhëzimet për t'i konsultuar më vonë.
Termi "vegla me korrent" tek paralajmërimet i referohet veglës tuaj me korrent që
futet në prizë (me kabëll).
1) Siguria e zonës së punës
a) Ky produkt nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
pa përvojë dhe njohuri, të pambikëqyrur ose të pa udhëzuar lidhur
me përdorimin e produktit nga një person i përgjegjshëm për sigurinë
e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk do të
luajnë me produktin. Rregulloret lokale mund të kufizojnë moshën
e përdoruesve. Mos lejoni asnjëherë që produkti të përdoret nga
fëmijët ose nga njerëz që nuk i njohin këta udhëzime.
Veglat me korrent janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të pamësuar.
b) Mos e vini në punë produktin, nëse në afërsi ka njerëz, veçanërisht
fëmijë ose kafshë. Shpërqendrimet mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
c) Mos fryni asnjëherë mbetje në drejtim të njerëzve në afërsi. Përdoruesi
është përgjegjës për aksidente ose rreziqe që u kanosen njerëzve të tjerë ose
pronës së tyre.
d) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta
ose të errëta mund të sjellin aksidente.
e) Mos e vini në punë veglën me korrent në mjedise shpërthyese, si p.sh.
në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të ndezshëm. Veglat me
korrent shkaktojnë shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
2) Siguria elektrike
a) Spinat e veglave me korrent duhet të përshtaten me spinën. Mos
e modifikoni asnjëherë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni spina
adaptuese me veglat me korrent të tokëzuara (me tokëzim). Përdoreni
vetëm në priza me tension siç tregohet në etiketën e produktit. Në
asnjë mënyrë nuk duhet të lidhet asnjë pjesë e produktit me tokëzim.
Spinat e pamodifikuara dhe prizat e përshtatshme reduktojnë rrezikun e goditjes
elektrike.
b) Shmangni kontaktin me trup me sipërfaqet e tokëzuara, si tubat,
radiatorët, ekspono metrat dhe frigoriferët.
Ka rrezik të madh goditjesh elektrike nëse trupi juaj është i tokëzuar.
c) Mos i ekspozoni veglat me korrent në shi ose në kushte moti të
lagësht. Nëse në një vegël me korrent hyn ujë, rritet rreziku i një goditjeje
elektrike.
d) Mos e keqpërdorni kabllon. Mos e përdorni asnjëherë kabllon për të
mbajtur, tërhequr ose për të hequr nga priza veglën elektrike. Mbajeni
kabllon larg nxehtësisë, vajit, qosheve të mprehta ose pjesëve të
lëvizshme. Para përdorimit, kontrolloni nëse kablli është i dëmtuar.
Zëvendësoni kabllin nëse ka shenja dëmtimi ose konsumimi. Mos
e përdorni produktin nëse kablli është i dëmtuar ose i konsumuar.
Shkëputeni menjëherë nga korrenti nëse kablli i ushqimit është i prerë,
ose nëse izoluesi është dëmtuar. Mos e prekni kabllin elektrik derisa
ta keni shkëputur spinën nga priza. Mos riparoni një kabëll të prerë
ose të dëmtuar. Zëvendë soheni atë me një të re.
Kabllot e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e goditjeve elektrike.
e) Kablli elektrik duhet të zhvillet. Kabllot e ngatërruar mund të mbinxehen
dhe të reduktojnë efikasitetin e produktit.
Zhvilleni gjithmonë kabllin me kujdes, duke shmangur përdredhjet.
f) Kur përdorni një vegël me korrent në mjedise të jashtme, përdorni një
kabëll zgjatues të përshtatshëm për përdorimin në hapësirë, të pajisur
me një bashkuese sipas IEC 60320-2-3. Përdorimi i një kablli të përshtatshëm
për mjediset e jashtme redukton goditjet elektrike.
g) Nëse është e pamundur të shmangni vënien në punë të një vegle me
korrent në një vend të njomë, përdorni një spinë të mbrojtur me një
mekanizëm të korrentit të mbetur (RCD), me një rrymë korrenti jo më
shumë se 30 mA. Edhe me një RCD të instaluar, nuk mund të garantohet
siguri 100 % dhe herë pas here duhet të kryhen kontrolle sigurie.
Kontrolloni RCD tuaj sa herë që përdorni produktin.
Përdorimi i një çelësi RCD redukton goditjet elektrike.
3) Siguria personale
a) Qëndroni vigjilentë, shihni mirë se ç'po bëni dhe bëhuni praktikë kur
përdorni një vegël me korrent. Mos përdorni një vegël me korrent kur
jeni të lodhur ose nën ndikimin e qetësuesve, alkoolit ose ilaçeve.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të veglave me korrent mund të
shkaktojë plagosje të rënda të personit.
b) Përdorni pajime personale mbrojtëse. Vishni gjithmonë syze dhe kufje
mbrojtëse. Për të parandaluar irritimin nga pluhuri, është i këshillueshëm
përdorimi i një maske fytyre. Pajimet mbrojtëse si syzet mbrojtëse, kufjet
mbroj tëse, maska kundër pluhurit, këpucët kundër rrëshqitjes ose kaska të
forta të përdorura në kushte të përshtatshme reduktojnë plagosje të personit.
c) Parandaloni ndezje të pavullnetshme. Sigurohuni që çelësi të jetë në
pozicionin off para se ta lidhni në korrent, ta ngrini ose ta mbani
pajisjen në dorë. Mbajtja e veglës me gishtin tek çelësi ose e veglave me
energji elektrike me çelësin të ndezur, shkakton aksidente.
d) Mos e mbingarkoni. Mbani qëndrim dhe ekuilibër të mirë gjithë kohën.
Në pjerrësi, sigurohuni se ku ecni dhe vishni këpucë të parrëshqitshme.
Mos ecni mbrapsht ndërsa përdorni produktin. Ecni, mos vraponi
asnjëherë. Mos përdorni shkallë ndërsa përdorni produktin. Kjo
mundëson një kontroll më të mirë të veglës me korrent në situata të papritura.
e) Vishuni siç duhet. Vishni gjithmonë veshje, dorashka dhe këpucë të
forta të përshtatshme. Mos vishni rroba të lirshme ose bizhuteri.
Mbani larg pjesëve të lëvizshme flokët, rrobat dhe dorashkat.
Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të ngecin në pjesët
e lëvizshme.
4) Përdorimi dhe kujdesi i veglave me korrent
a) Përdoreni produktin vetëm në mënyrën dhe për funksionet e përshk-
ruara në këtë manual. Vendoseni gjithmonë kabllin në pjesën e pasme
larg produktit. Mos e sforconi veglën me korrent. Përdorni veglën
e duhur me korrent për punën që do të kryeni.
Vegla e duhur me korrent do ta kryejë punën më mirë dhe në mënyrë më të
sigurt siç është projektuar të bëjë.
b) Para përdorimit, sigurohuni gjithmonë që produkti juaj është në kushte
të sigurta pune. Mos e përdorni veglën me korrent nëse çelësi nuk
ndizet e fiket. Mësoni si ta ndaloni produktin shpejt në rast urgjencash.
Çdo vegël me korrent që nuk mund të komandohet me anën e çelësit është
e rrezikshme dhe duhet riparuar.
c) Helika vazhdon të rrotullohet edhe pasi produkti juaj është fikur.
Motori duhet të ndalojë dhe helikat nuk duhet të rrotullohen më, për të
shmangur plagosje të rënda nga helikat që rrotullohen.
d) Hiqni spinën nga priza elektrike:
– përpara se të hiqni ose të zëvendësoni plotësisht qeskën e mbetjeve;
– përpara se ta lini produktin të pambikëqyrur për një periudhë kohe;
– përpara se të pastroni bllokimet;
– përpara se të kontrolloni, të pastroni ose të punoni në pajisje;
– nëse produkti fillon të vibrojë në mënyrë anormale. Kontrollojeni menjëherë.
Vibrimi i tepërt mund të shkaktojë plagosje.
– përpara se t'ia kaloni një personi tjetër.
107

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

Ergojet 2500Ej3000Ej250093329334

Tabla de contenido