Descargar Imprimir esta página

Skil 0512 Manual Original página 187

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 61
nga persona që nuk e njohin pajisjen ose që nuk
i dinë këto udhëzime. Pajisjet janë të rrezikshme në
duart e personave të patrajnuar.
e) Mirëmbajini pajisjet dhe aksesorët. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe për çdo problem tjetër që
mund të ndikojë te funksionimi i pajisjes. Nëse
dëmtohet, riparojeni pajisjen para se ta përdorni.
Shumë aksidente shkaktohen nga pajisjet që nuk janë
mirëmbajtur siç duhet.
f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta
kanë më pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të
lehta për t'u kontrolluar.
g) Përdorini pajisjen, aksesorët, puntot, etj. në
përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh
kushtet e punës dhe punën që do të bëhet. Përdorimi
i pajisjes për lloje të tjera punësh, përveç atyre të
parashikuara, mund të sjellë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet e kapjes të rrëshqitshme nuk bëjnë të mundur
lëvizjen dhe kontrollin e sigurt të pajisjes në situata të
papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR PAJISJEN
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorini pajisjet vetëm me bateri të posaçme.
Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të krijojë rrezik për
dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose pajisje që janë dëmtuar
ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni baterinë ose pajisjen ndaj zjarrit
ose temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose ndaj një temperature mbi 130°C mund të shkaktojë
shpërthim.
g) Zbatoni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe
mos e karikoni baterinë ose pajisjen jashtë
temperaturës që përcaktohet në udhëzime. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Kërkojini një personi të kualifikuar që t'i bëjë
riparime pajisjes vetëm duke përdorur pjesë
identike. Kjo do të garantojë që të ruhet siguria e
pajisjes.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR SHARRËN KRASITËSE
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga zinxhiri i sharrës
kur sharra krasitëse është në punë. Para se ta ndizni
sharrën krasitëse, sigurohuni që zinxhiri i sharrës nuk
prek asgjë. Një moment i vetëm shpërqendrimi gjatë
përdorimit të sharrave krasitëse mund të bëjë që rrobat
ose trupi t'ju kapet te zinxhiri i sharrës.
b) Mbajeni gjithnjë sharrën krasitëse me një dorë te doreza
e kontrollit dhe dorën tjetër te doreza ndihmëse nga sipër.
c) Kapeni sharrën krasitëse vetëm te sipërfaqet e izoluara
të kapjes, përndryshe zinxhiri mund të prekë telat e
fshehur. Nëse zinxhiri i sharrës bie në kontakt me një
tel korrenti, kjo mund të bëjë që pjesët e ekspozuara të
sharrës krasitëse të marrin korrent dhe t'i shkaktojnë
përdoruesit goditje elektrike.
d) Mbani syze mbrojtëse. Rekomandohet të përdoren mjete
mbrojtëse të mëtejshme për dëgjimin, kokën, duart dhe
këmbët. Mjetet mbrojtëse të përshtatshme reduktojnë
dëmtimet personale prej mbeturinave që fluturojnë ose
prej kontaktit aksidental me zinxhirin e motorsekës.
e) Mos e përdorni sharrën krasitëse hipur në pemë ose
në shkallë, nga çatia ose hipur në një mbajtëse jo të
qëndrueshme. Përdorimi i sharrës krasitëse në këtë
mënyrë mund të shkaktojë lëndime fizike të rënda.
f) Pozicionojini gjithnjë mirë këmbët dhe përdoreni sharrën
krasitëse vetëm kur qëndroni mbi sipërfaqe të fiksuar,
të sigurt dhe në nivel. Sipërfaqet e rrëshqitshme ose të
paqëndrueshme mund të shkaktojnë humbje të ekuilibrit
të sharrës krasitëse.
g) Kur prisni një degë që është nën tension, bëni kujdes nga
efekti sustë. Kur tensioni në fibrat e drurit lirohet, dega
nën tension mund të godasë përdoruesin dhe/ose të
shkaktojë humbjen e kontrollit të sharrës krasitëse.
h) Bëni jashtëzakonisht kujdes kur prisni shkurret dhe
kleçkat. Materiali i hollë mund të kapë zinxhirin e
motorsekës dhe të kërcejë drejt jush ose t'ju bëjë të
humbni ekuilibrin.
i)
Transportojeni sharrën krasitëse të fikur dhe duke e
mbajtur larg trupit. Kur e transportoni ose vendosni
sharrën krasitëse, vendosni gjithnjë kapakun e fletës
së zinxhirit. Mbajtja siç duhet e sharrës krasitëse do të
parandalojë kontaktin padashur me zinxhirin në lëvizje.
j)
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, shtrëngimin e zinxhirit
dhe ndryshimin e fletës dhe zinxhirit. Tendosja ose
lubrifikimi i papërshtatshëm i zinxhirit mund ta këpusë
ose të rritë mundësinë e goditjes së kthimit.
k) Prisni vetë dru. Mos e përdorni sharrën krasitëse për
qëllime të tjera. Për shembull: mos e përdorni sharrën
krasitëse për të prerë materiale metalike, plastike, guri
ose materiale ndërtimi që nuk janë prej druri. Përdorimi i
sharrës krasitëse për qëllime të tjera mund të shkaktojë
situata të rrezikshme.
l)
Kjo sharrë krasitëse nuk është bërë për të prerë pemët.
Përdorimi i sharrës krasitëse për qëllime të tjera mund
t'i shkaktojë lëndime fizike të rënda përdoruesit ose
kalimtarëve.
m) Zbatoni të gjitha udhëzimet kur pastroni materialin e
187

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

0512ca