! sharra krasitëse duhet të punojë me shpejtësi
maksimale para se të prekë drurin
- mos e sforconi zinxhirin gjatë prerjes; lëreni zinxhirin të
bëjë punën e tij
- përdoreni gjithnjë sharrën krasitëse duke i pozicionuar
mirë këmbët
! bëni kujdes kur arrini në fund të prerjes; pesha
e sharrës mund të ndryshojë papritur ndërsa
sharroni pemë (mund të ndodhin aksidente në
këmbë dhe duar)
! mbani parasysh se zinxhiri nuk duhet të prekë në
tokë apo në ndonjë objekt tjetër
! mos u zgjatni tepër dhe mos prisni mbi lartësinë e
shpatullave.
! mos prisni trung me diametër më të madh se (15
cm)
•
Prerja e trungjeve j
Prerja e trungjeve është prerja e gjatësisë së një trungu.
! sigurohuni që t'i keni pozicionuar mirë këmbët dhe
që ta keni peshën të shpërndarë njëlloj në të dyja
këmbët
! sigurohuni që asnjë objekt të mos prekë majën e
fletës së zinxhirit dhe zinxhirin gjatë prerjes
- sigurohuni që trungu të jetë i mbështetur në të gjithë
gjatësinë e tij para se të prisni nga sipër (prerja e
trungut nga sipër) k
- filloni në anën e sipërme të trungut me fundin e sharrës
te trungu, ushtroni presion të lehtë poshtë
- vini re se sharra do të ketë prirjen të largohet nga ju
- kapni kunjat e sharrës krasitëse në trung kur është e
mundur
- kur sharroni në vend të pjerrët, qëndroni gjithnjë në
anën e sipërme të trungut
- lironi presionin e prerjes kur të jeni afër fundit të
sharrimit pa e lëshuar dorezën e sharrës krasitëse
- mos lejoni që zinxhiri të prekë në tokë
Prerja e degëve l
•
Prerja e degëve do të thotë të presësh degët nga një
pemë që është prerë tashmë.
- kur prisni degët, lërini degët më të mëdha që të mbajnë
trungun larg nga toka
- përdoreni sharrën krasitëse për të hequr degët e vogla
me një prerje, siç tregohet në figurë
! bëni shumë kujdes dhe mos lejoni që maja e fletës
së zinxhirit të prekë trungun ose degët e tjera në
mënyrë që të shmangni goditjen mbrapsht
! sharra nuk është e përshtatshme për të prerë nga
poshtë lart sepse mbrojtësja nga goditja mbrapsht
nuk mund të ngrihet gjatë punimit
! mos e përdorni asnjëherë për të prerë degët
mbajtëse që janë nën tension
•
Krasitja z
Krasitja është prerja e degëve nga një pemë e paprerë.
- pozicionojeni sharrën në kënd 60° ose më pak, në
varësi të rastit specifik
- prisni në fillim degët e gjata
- pritni më parë degët e poshtme për t'u lënë më shumë
hapësirë degëve të sipërme që të bien
- punoni ngadalë, duke i mbajtur të dyja duart në
krasitëse dhe duke e kapur fort. Mbajini mirë këmbët
dhe ruani ekuilibrin
- mbajeni pemën midis jush dhe zinxhirit ndërsa krasitni.
Priteni nga ana e pemës që është në të kundërt me
degën që po prisni
! mos prerë nga një shkallë. Lërini këto punë për
profesionistët.
! mos bëni prerje të rrafshët pas degës kryesore
ose trungut derisa të keni prerë pjesën më të
madhe të degës, për të pakësuar peshën.
! mos e përdorni sharrën krasitëse për të prerë
pemët
! mos e përdorni më afër se 15m nga linjat elektrike
! mbajini kalimtarët të paktën 15m larg
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional
! para se të kryeni ndonjë mirëmbajtje, para se ta
transportoni ose ta lini pajisjen, ndaloni motorin
dhe hiqeni baterinë nga pajisja
! vishni gjithnjë doreza kur prekni fletën dhe
zinxhirin
! Asnjëherë mos e prekni zinxhirin ndërkohë që
motori është në punë
•
Mbajeni gjithnjë pajisjen të pastër
- pas çdo përdorimi, pastroni mbeturinat nga zinxhiri dhe
fleta me një furçë të butë. Fshijeni sipërfaqen e sharrës
krasitëse me leckë të pastër të njomur me detergjent
të butë.
- hiqeni kapakun anësor, më pas përdorni një furçë të
butë për të hequr mbetjet nga fleta, zinxhiri, ingranazhi
dhe kapaku anësor.
- pastroni gjithnjë ciflat e drurit, tallashin dhe papastërtitë
nga foleja e fletës së zinxhirit kur ndërroni zinxhirin.
•
Kontrolloni rregullisht për defekte të dukshme, si lirimi,
zhvendosja ose dëmtimi i zinxhirit dhe fletës së zinxhirit,
lirimi i kapjeve dhe konsumi ose dëmtimi i elementeve
përbërës
•
Kryeni mirëmbajtjen dhe riparimet e duhura para
përdorimit të sharrës krasitëse
•
Mos e mprehni asnjëherë vetë zinxhirin. Shkoni te servisi
i SKIL për ta mprehur zinxhirin në mënyrë profesionale.
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe në procedurat e testimeve, riparimi duhet të kryhet
nga një qendër e shërbimit pas shitjes për pajisjet SKIL
- Dërgojeni pajisjen të çmontuar së bashku me
dokumentin e blerjes te shitësi ose te servisi më i afërt
i SKIL (adresat, si edhe diagrami i shërbimit të pajisjes
gjenden në www.skil.com)
! para se ta ktheni, depozita e vajit duhet të zbrazet
komplet
•
Mbani parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose përdorimit të papërshtatshëm të pajisjes
përjashtohen nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyesni shitësin)
•
Transporti
- pastrojeni produktin
- vendoseni këllëfin e zinxhirit mbi fletën e zinxhirit dhe
zinxhir
- mbajeni gjithnjë produktin nga doreza
- mbrojeni produktin nga goditjet e rënda ose dridhjet e
forta që mund të ndodhin gjatë transportit në automjete
- sigurojeni produktin për të mos e lejuar të rrëshqasë
ose bjerë
•
Ruajtja x
- pastrojeni produktin dhe vendoseni këllëfin e zinxhirit
mbi fletën e zinxhirit dhe zinxhir
190