- nëse sharra krasitëse do të lihet për një periudhë më të
gjatë, pastroni zinxhirin dhe fletën e zinxhirit
- pastrojeni produktin dhe zbrazeni depozitën e vajit
- vareni lakun e hallkës R në bazamentin e shinës
ruajtëse Q dhe montojeni mirë shinën Q në mur me 2
vida (nuk janë përfshirë) dhe të niveluar horizontalisht
- mbajini produktin dhe aksesorët e tij në një vend të
errët, të thatë, pa ngricë dhe të ajrosur mirë
- mbajeni gjithnjë produktin në një vend që nuk mund
të arrihet nga fëmijët. Ruajtja ideale është nën
temperaturën e dhomës.
- mbajeni gjithnjë larg nga agjentët gërryes, si lëndët
kimike të kopshteve dhe kripërat e shkrirjes së akullit
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë pajisjen dhe hiqeni baterinë
Makina nuk funksionon
- bateria bosh -> karikoni baterinë
- bateria e nxehtë -> lëreni baterinë të ftohet
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
Pajisja punon me shkëputje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
Zinxhiri i thatë
- nuk depozitën e vajit nuk ka vaj-> mbusheni me vaj
- vrima e ajrimit në tapën e depozitës së vajit është
bllokuar -> pastroni tapën
- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit
të vajit
Zinxhiri/fleta e zinxhirit tejnxehet
- në depozitën e vajit nuk ka vaj -> mbusheni me vaj
- vrima e ajrimit në tapën e depozitës së vajit është
bllokuar -> pastroni tapën
- kalimi i vajit është i bllokuar -> pastroni daljen e kalimit
të vajit
- zinxhiri është shumë i tendosur -> rregulloni tendosjen
e zinxhirit
- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni
Makina vibron në mënyrë jonormale
- tendosja e zinxhirit shumë e lirshme -> rregulloni
tendosjen e zinxhirit
- zinxhiri i topitur -> mprehni zinxhirin ose zëvendësojeni
- zinxhiri i konsumuar -> zëvendësoni zinxhirin
- dhëmbët e zinxhirit janë në drejtimin e gabuar ->
montojeni përsëri me zinxhirin në drejtimin e duhur
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
•
Mos i hidhni pajisjet elektrike, aksesorët dhe paketimet e
tyre bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin
- simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
•
I matur sipas EN 62841 niveli i presionit të zhurmës së
këtij mjeti është 81 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës
është 89.2 dB(A) (toleranca K = 3 dB), dhe dridhja
<2.5 m/s² (shuma e vektorit triax; toleranca K = 1.5 m/s²).
•
Niveli i emetimit të dridhjeve është matur në përputhje
me një test të standardizuar të dhënë në EN 62841;
ajo mund të përdoret për të krahasuar një pajisje me
një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit
ndaj dridhjeve kur përdorni pajisjen për proceset e
përmendura
- përdorimi i pajisjes për aplikime të tjera, ose me
aksesorë të tjerë dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë
ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të ulin ndjeshëm nivelin e
ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e dridhjeve duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart ngrohtë dhe duke e organizuar
punën
191