Informacione Dhe Paralajmërime Të Rëndësishme - CYBEX gold SIRONA S2 i-Size Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 33
CERTIFIKIMI
"SIRONA S2 i-Size"
Sirona S2 i-Size
i-Size universal ISOFIX
UN R129/03
61-105 cm
max. 18 kg
Diapazoni i përmasave:
61-105 cm
Pesha: maks.: 18 kg
030017
UN Regulation
No. 129/03
Cybex GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Faleminderit që zgjodhët "SIRONA S2 i-Size" si sexholinon tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon
në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen
e caktuar.
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme
pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për ta mbrojtur fëmijën si duhet, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas këtij udhëzuesi përdorimi.
Mos e ktheni sexholinon në drejtim të lëvizjes nëse fëmija nuk i ka mbushur
15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të cilat
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje
me manualin e automjetit.
NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të
pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi i
përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Rripat e prehrit të sistemit të rripit të sigurimit duhet të kalojnë sa më poshtë
ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast
aksidenti.
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit me pesë pika
lidhëse të jetë rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës.
Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje
dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripat e
shpatullave të puthiten siç duhet.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në
automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Germany
Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë
me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në
pjesën e këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar
që dyshemeja e automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën
mbështetëse.
Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim
të lëvizjes ose në drejtim të kundërt të lëvizjes.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe
gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë
të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke
shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi ajo
përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit
të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime,
konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
SQ
93

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido