CYBEX gold SIRONA S2 i-Size Manual De Instrucciones página 98

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 33
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e rregullueshme e kokës (12) mund të rregullohet me anë të
dorezës së rregullimit të mbështetëses së kokës (13) që ndodhet në pjesën e
pasme të mbështetëses së kokës (12). Kur rregulloni mbështetësen e kokës,
sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës të jetë jo më
shumë se 2 cm (rreth 2 gisht gjerësi).
FUNKSIONI I RROTULLIMIT
Tërhiqeni dorezën e rregullimit të pozicionit (14) në pjesën e përparme të
sexholinos dhe ngrijeni në pozicion vertikal. Tani mund ta ktheni sexholinon.
Përpara se të niseni për udhëtim, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar
mirë në vend.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën
e rregullimit të pozicionit (14) në pjesën e përparme të sexholinos.
Për fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë
��
që të përdoret pozicioni i shtrirjes horizontale maksimale.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të fiksohet në vend duke lëshuar një
��
tingull zanor "klik" kur e rregulloni në pozicionin shtrirë apo pozicionin ulur.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (15) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat
e shpatullave (16) për t'i liruar ato.
3. Zbërtheni tokëzën e rripit (17) duke shtypur fort butonin e kuq.
4. Tani gjuhëzat e tokëzës (18) mund të fiksohen në vendet e treguara në
kapak duke përdorur unazat e integruara.
5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
6. Vendosini rripat e shpatullave (16) direkt mbi shpatullat e fëmijës suaj.
7. Bashkoni të dyja gjuhëzat e tokëzës (18) dhe fiksojini në tokëzën e rripit (17).
Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes
"SensorSafe", shtypni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një
tingull "KLIK" dhe rrëshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (17).
9. Shtrëngoni rripat e prehrit (19) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të
rregullimit (20) për të shtrënguar rripat e shpatullave (16) derisa të puthiten
në mënyrë komode pas trupit të fëmijës.
Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të
��
mos jetë e mundur palosja e rripave.
10. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe",
pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 4 pjesë. Ato mbërthehen në sexholino në
disa pika. Pasi zbërthehen, pjesët e veçanta të mbulesës mund të hiqen. Për
të rivendosur mbulesën, ndiqni në rend të kundërt udhëzimet e heqjes.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30°C, me një program delikat
��
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse
apo duke e ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermania) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti
i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e
garancisë dhe të gjitha informacionet thelbësore të domosdoshme për
mbrojtjen nga garancia mund t'i gjeni në faqen tonë kryesore:
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.
SQ
95

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido