•
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi i manualit të përdorimit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja e lëvizshme
e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë për
mbështetësen e kokës
(e) Përforcuesi
(f)
Mbrojtësi nga goditjet
(g) Pika e kalimit të rripit- Grupi 1
(h) Pika e kalimit të rripit të prehrit -
Grupi 2/3
(i)
Pika e kalimit të rripit të supave
(j)
Mbrojtësja lineare për goditjet
anësore (L.S.P)
(k) Krahët e kapjes ISOFIX-Connect
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahë e kyçjes ISOFIX-Connect (k) të tërhequr mund të
përdoret në të gjitha sediljet e makinave që kanë rrip sigurimi automatik në tre
pika, të cilët janë aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me
makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX-Connect (k). Prandaj, ISOFIX-
Connect mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën
e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara.
Versionin më të fundit mund ta gjeni në www.cybex-online.com.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljet e përparme
të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
(l)
Doreza e rregullimit të
ISOFIX-Connect
(m) Butoni i lëshimit të
ISOFIX-Connect
(n) Treguesi i sigurisë
ISOFIX-Connect
(o) Pikat e kapjes ISOFIX
(p) Butoni i operimit të L.S.P.
(q) Butoni qendror i rregullimit të
mbrojtëses nga goditjet
(r)
Butoni i rregullimit të pozicionit
(s) Baza
(t)
Butonat e lëshimit të bazës
(u) Kapëse
(v) Leva për mbështetësen këndore
të kokës
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit të ISOFIX-Connect (l) poshtë përforcuesit (e)
dhe tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) 180° në mënyrë që të
jenë përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (o).
4. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes (k) në pikat e kapjes së ISOFIX (o) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect (L) dhe shtyjeni sexholinon
kundrejt sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses së shpinës të sexholinos
(b) të vendoset mbi mbështetësen e shpinës të sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë duke u përpjekur për ta nxjerrë
nga pikat e mbërthimit ISOFIX (o). Treguesit jeshil të sigurisë (n) duhet të
jenë të dukshëm qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet
poshtë sexholinos.
10. Për të aktivizuar mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (j) shtypni
butonin e operimit të L.S.P. (p).
Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit
sigurinë për fëmijën tuaj. Fëmija duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin
me tre pika në automjet dhe mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.
Sexholinoja mund të përdoret gjithashtu me mbrojtësen nga goditjet
anësore lineare (L.S.P.) të palosur nëse ka hapësirë të mjaftueshme në
automjet ose nëse mbrojtësja nga goditjet anësore lineare (L.S.P.) bie në
konflikt me derën e automjetit.
SQ
117