Briggs & Stratton 080000 Manual Del Operario página 231

Ocultar thumbs Ver también para 080000:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 65
Kur ndërroni vajin
• Nëse e kulloni vajin nga tubi i sipërm i mbushjes me vaj, serbatori i vajit duhet të
jetë bosh pasi ndryshe mund të rrjedhë vaj dhe të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
Kur e anoni njësinë për mirëmbajtje
• Kur bëni punë mirëmbajtjeje që kërkon që njësia të anohet, serbatori i karburantit,
nëse është i montuar në motor, duhet të jetë bosh ose ndryshe mund të derdhet
karburant dhe të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
Kur transportoni pajisjen
• Transportojeni me serbatorin BOSH ose me valvulën e mbylljes në pozicionin
MBYLLUR.
Kur Magazinoni Karburantin Ose Pajisjen Me Karburant Në Serbator
• Mbajeni larg nga furrat, sobat, ngrohëset e ujit ose pajisje të tjera që kanë drita
pilot apo burime të tjera ndezjeje pasi ato mund të ndezin avujt e karburantit.
PARALAJMERIM
Ndezja e motorit shkakton shkëndija.
Shkëndijat mund të ndezin gazrat pranë.
Mund të shkaktohet shpërthim ose zjarr.
• Nëse ka rrjedhje gazi natyror ose LP në vend, mos e ndizni motorin.
• Mos përdorni lëngje ndezjeje me presion pasi avujt janë të djegshëm.
PARALAJMERIM
RREZIK GAZI HELMUES. Gazet e shkarkimit të motorit përmbajnë monoksid
karboni, një gaz helmues që mund t'ju vrasë brenda pak minutash. NUK MUND
ta shikoni, nuhasni apo ndieni. Edhe nëse nuk e ndieni aromën e tymrave të
shkarkimit, përsëri mund të ekspozoheni ndaj gazit të monoksidit të karbonit.
Nëse fillon t'ju përzihet, ju merren mend apo ndiheni pa fuqi kur përdorni këtë
produkt, dilni në ajër të freskët MENJËHERË. Shkoni te një mjek. Mund të jeni
helmuar nga monoksidi i karbonit.
• Përdoreni këtë produkt VETËM jashtë, larg nga dritaret, dyert dhe tubacionet e
ajrimit për të pakësuar rrezikun e grumbullimit të gazit të monoksidit të karbonit
dhe futjen e tij drejt hapësirave me njerëz.
• Vendosni alarme me bateri për monoksidin e karbonit ose lidhni alarme për
monoksid karboni me bateri rezervë sipas udhëzimeve të prodhuesit. Alarmet e
tymit nuk mund ta zbulojnë gazin e monoksidit të karbonit.
• MOS e vini këtë produkt në punë brenda shtëpive, garazheve, bodrumeve,
hapësirave të kalimit, hangareve ose hapësirave të tjera pjesërisht të mbyllura
edhe nëse përdorni ventilatorë ose hapni dyert apo dritaret për ajrim. Monoksidi i
karbonit mund të grumbullohet shpejt në këto hapësira dhe të qëndrojë për orë të
tëra edhe pasi të jetë fikur produkti.
• GJITHMONË vendoseni këtë produkt në drejtim të erës dhe shkarkimin e motorit
larg nga hapësirat me njerëz.
PARALAJMERIM
Tërheqja e shpejtë e kabllos së ndezësit (goditja e kthimit) do ta tërheqë dorën
dhe krahun drejt motorit më shpejt se sa mund ta lëshoni atë.
Mund të shkaktohen thyerje kockash, fraktura, mavijosje ose ndrydhje.
• Kur ndizni motorin, tërhiqeni kordonin e nisjes me ngadalë derisa të ndjeni
rezistencë dhe pastaj tërhiqeni shpejt për të shmangur goditjen mbrapsht.
• Hiqni të gjitha pajisjet e jashtme / ngarkesat e motorit para se ta ndizni motorin.
• Komponentët e pajisjes me bashkim direkt të tilla si, por jo vetëm, thikat, helikat,
pulexhot, ingranazhet, etj., duhet të shtrëngohen mirë.
PARALAJMERIM
Pjesët rrotulluese mund të bien në kontakt ose të kapin duart, këmbët, flokët,
rrobat ose aksesorët.
Mund të shkaktohet amputim traumatik ose çarje të rënda.
• Përdoreni pajisjen me mbrojtëset në vend.
• Mbajini duart dhe këmbët larg nga pjesët rrotulluese.
• Lidhini flokët e gjata dhe hiqni bizhuteritë.
• Mos vishni rroba të lira, lidhëse që varen ose gjëra që mund të kapen.
PARALAJMERIM
Motori në punë çliron nxehtësi. Pjesët e motorit, veçanërisht marmita, bëhen
shumë të nxehta.
Mund të ndodhin djegie termike të rënda nëse bien në kontakt.
Mbetjet e djegshme, si gjethet, bari, fijet etj. mund të marrin flakë.
• Lëreni motorin, cilindrin e motorit dhe fletët të ftohen para se t'i prekni.
• Hiqini mbetjet e grumbulluara nga pjesa e marmitës dhe pjesa e cilindrit.
• Është shkelje e Kodit të Burimit Publik të Kalifornisë, Pjesa 4442 që të përdoret
motori në çdo terren të mbuluar me pyll, shkurre ose bar përveç nëse sistemi
i shkarkimit është i pajisur me frenues shkëndijash, siç përcaktohet në Pjesën
4442, i mirëmbajtur në gjendje të efektshme. Shtetet ose juridiksionet federale të
tjera mund të kenë ligje të ngjashme. Kontaktoni prodhuesin, shitësin e pakicës
ose ofruesin për të marrë një frenues shkëndijash që është bërë për sistemin e
shkarkimit të montuar në këtë motor.
PARALAJMERIM
Shkëndijat e papritura mund të shkaktojnë zjarr ose goditje elektrike.
Ndezja e paqëllimshme mund të çojë në kapje, amputim traumatik ose çarje.
Rrezik zjarri
Para se të kryeni rregullimet ose riparimet:
• Shkëputeni telin e kandeles dhe mbajeni larg nga kandelja.
• Shkëputeni baterinë në polin negativ (vetëm motorët me ndezje elektrike).
• Përdorni vetëm mjetet e duhura.
• Mos e ngacmoni sustën drejtuese, lidhjet ose pjesët e tjera për të rritur shpejtësinë
e motorit.
• Pjesët e këmbimit duhet të jenë me të njëjtin projektim dhe të montohen në të
njëjtin pozicion si pjesët rigjinale. Pjesët e tjera mund të mos punojnë mirë, mund
ta dëmtojnë njësinë dhe mund të shkaktojnë dëmtime.
• Mos e goditni volantin me çekiç ose objekt të fortë pasi volanti mund të thyhet më
vonë gjatë funksionimit.
Kur testoni për shkëndija:
• Përdorni një testues kandeleje të miratuar.
• Mos kontrolloni për shkëndija me kandelen të hequr.
Veçoritë dhe kontrollet
Kontrollet e motorit
Krahasoni ilustrimin (Figura: 1, 2, 3, 4, 5) me motorin për t'u njohur me vendndodhjen e
veçorive dhe kontrolleve të ndryshme.
A.
Numrat e identifikimit të motorit Modeli – tipi – kodi
B.
Kandele
C.
Tapa dhe serbatori
D.
Pastruesi i ajrit
E.
Doreza e kabllit të ndezësit
F.
Matja
G.
Marmita, mbrojtësja e marmitës (nëse ka), frenuesi i shkëndijave (nëse ka)
H.
Skara e hyrjes të ajrit
I.
Kontrolli i gazit (nëse ka)
J.
Vavula e karburatorit (nëse ka)
K.
Ndërprerja e karburantit (nëse ka)
L.
Çelësi i ndalimit (nëse ka)
M.
Primeri (nëse ka)
231

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

090000093j00100000

Tabla de contenido