Briggs & Stratton 080000 Manual Del Operario página 233

Ocultar thumbs Ver también para 080000:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 65
PARALAJMERIM
Karburanti dhe avujt e tij janë shumë të ndezshëm dhe shpërthyes.
Zjarri ose shpërthimi mund të shkaktojë djegie të rënda ose vdekje.
Kur Shtoni Karburant
• Fikeni motorin dhe lëreni të ftohet të paktën 2 minuta para se të hiqni tapën e
karburantit.
• Mbusheni serbatorin jashtë ose në një vend të ajrosur mirë.
• Mos e mbushni serbatorin tepër. Për të bërë të mundur shtimin e sasisë së
karburantit, mos e mbushni më shumë se fundi i qafës të serbatorit.
• Mbajeni karburantin larg nga shkëndijat, flakët e ndezura, dritat pilot dhe burimet e
tjera të ndezjes.
• Kontrolloni shpesh linjat e karburantit, serbatorin, tapën dhe pjesët për plasaritje
ose rrjedhje. Ndërrojini nëse është e nevojshme.
• Nëse derdhet karburant, prisni derisa të avullojë para se ta ndizni motorin.
1.
Pastroni vendin e tapës së karburantit nga papastërtitë dhe mbeturinat. Hiqeni
tapën e karburantit.
2.
Mbushni serbatorin e karburantit (A, Figura 7) me karburant. Për të bërë të
mundur shtimin e sasisë të karburantit, mos e mbushni më shumë se fundi i qafës
të serbatorit (B). Disa modele kanë një tregues të nivelit të karburantit (C). Mos e
mbushni serbatorin mbi nivelin e fundit të treguesit të nivelit të karburantit (D).
3.
Montojeni përsëri tapën e serbatorit.
Ndizeni dhe fikeni motorin
Shiko figurën: 8, 9, 10, 11, 12
Ndizeni motorin
PARALAJMERIM
Tërheqja e shpejtë e kabllit të ndezësit(goditje) do ta tërheqë dorën dhe krahun
drejt motorit më shpejt se sa mund ta lini të ikë.
Mund të shkaktohen thyerje kockash, fraktura, mavijosje ose ndrydhje.
• Kur ndizni motorin, tërhiqeni kordonin e nisjes me ngadalë derisa të ndjeni
rezistencë dhe pastaj tërhiqeni shpejt për të shmangur goditjen mbrapsht.
PARALAJMERIM
Karburanti dhe avujt e tij janë shumë të ndezshëm dhe shpërthyes.
Zjarri ose shpërthimi mund të shkaktojë djegie të rënda ose vdekje.
Kur Ndizni Motorin
• Sigurohuni që kandela, marmita, tapa e karburantit dhe pastruesi i ajrit (nëse ka)
të jenë në vend dhe të shtrënguara.
• Mos u mundoni ta ndizni motorin me kandelen të hequr.
• Nëse motori tejmbushet, vendoseni valvulin e ajrit (nëse ka) në pozicionin
HAPUR / PUNO, lëvizeni valvulën (nëse ka) në pozicionin SHPEJT lëvizeni me
dorezë derisa të ndizet motori.
PARALAJMERIM
RREZIK GAZI HELMUES. Shkarkimi i motorit përmban monoksid karboni,
një gaz helmues që mund t'ju vrasë brenda pak minutash. NUK MUND ta
shikoni, nuhasni apo ndieni. Edhe nëse nuk e ndieni aromën e tymrave të
shkarkimit,përsëri mund të ekspozoheni ndaj gazit të monoksidit të karbonit.
Nëse filloni të ndiheni sëmurë, ju përzihet apo ndiheni pa fuqi kur përdorni këtë
produkt, fikeni dhe shkoni në ajër të freskët MENJËHERË. Shkoni te një mjek.
Mund të jeni helmuar nga monoksidi i karbonit.
• Përdoreni këtë produkt VETËM jashtë, larg nga dritaret, dyert dhe tubacionet e
ajrimit për të pakësuar rrezikun e grumbullimit të gazit të monoksidit të karbonit
dhe futjen e tij drejt hapësirave me njerëz.
• Vendosni alarme me bateri për monoksidin e karbonit ose lidhni alarme për
monoksid karboni me bateri rezervë sipas udhëzimeve të prodhuesit. Alarmet e
tymit nuk mund ta zbulojnë gazin e monoksidit të karbonit.
• MOS e vini këtë produkt në punë brenda shtëpive, garazheve, bodrumeve,
hapësirave të kalimit, hangareve ose hapësirave të tjera pjesërisht të mbyllura
edhe nëse përdorni ventilatorë ose hapni dyert apo dritaret për ajrim. Monoksidi i
karbonit mund të grumbullohet shpejt në këto hapësira dhe të qëndrojë për orë të
tëra edhe pasi të jetë fikur produkti.
• GJITHMONË vendoseni këtë produkt në drejtim të erës dhe shkarkimin e motorit
larg nga hapësirat me njerëz.
VEREJTJE
Ky motor është dërgua nga Briggs & Stratton pa vaj. Para se ta ndizni
motorin, sigurohuni që të shtoni vaj sipas udhëzimeve në këtë manual. Nëse ndizni
motorin pa vaj, ai do të dëmtohet përtej mundësive për riparim dhe nuk mbulohet nga
garancia.
Përcaktoni Sistemin e Ndezjes
Para se ta ndizni motorin, duhet të përcaktoni llojin e sistemit të ndezjes që ka motori
juaj. Motori do të ketë një nga llojet e mëposhtme.
• Sistemi ReadyStart
®
: Ky është i pajisur me një valvul ajri me kontroll automatik.
Nuk ka valvul ajri manuale apo primer.
• Sistemi i valvulës: Ky është i pajisur me një valvulë që përdoret për ndezje në
temperatura të ftohta. Disa modele kanë një kontroll të veçantë të valvulës kurse
të tjerët do të kenë një kontroll të kombinuar të valvulës/gazit. Ky lloj nuk ka një
primer.
• Sistemi Primer: Ky është i pajisur me një primer të kuq që përdoret për ndezje në
temperatura të ftohta. Nuk ka valvul ajri manuale.
Për të ndezur motorin tuaj, ndiqni udhëzimet për llojin e sistemit tuaj të ndezjes.
Shenim: Pajisja mund të ketë kontrolle me telekomandë. Shikoni manualin e pajisjes për
vendndodhjen dhe përdorimin e telekomandave.
®
Sistemi ReadyStart
1.
Kontrolloni vajin e motorit. Shihni Kontrolloni nivelin e vajit pjesën.
2.
Sigurohuni që kontrollet e pajisjes, nëse ka, të jenë të çaktivizuara.
3.
Kaloni ndërprerjen e karburantit (A, Figura 8), nëse ka, te pozicioni HAPUR.
4.
Kaloni kontrollin e gazit (B, Figura 8), nëse ka, te pozicioni SHPEJT. Vëreni
motorin në punë në pozicionin SHPEJT.
5.
Shtypni çelësin e ndalimit (D, Figura 9), nëse ka, te pozicioni AKTIV.
6.
Nëse produkti është pajisur me një levë ndalimi të motorit (C, Figura 10), mbajeni
levën e ndalimit të motorit përkundrejt dorezës.
7.
Rinisja, nëse ka: Mbajeni fort dorezën e kordonit të ndezjes (G, Figura 8).
Tërhiqeni me ngadalë dorezën e kordonit të ndezjes derisa të ndieni rezistencë,
pastaj tërhiqeni shpejt.
PARALAJMERIM
Tërheqja e shpejtë e kordonit të nisjes (goditja) do ta tërheqë dorën dhe krahun
drejt motorit më shpejt nga sa mund ta mbani. Mund të shkaktohen thyerje kockash,
fraktura, mavijosje ose ndrydhje. Kur ndizni motorin, tërhiqeni kordonin e nisjes me
ngadalë derisa të ndjeni rezistencë dhe pastaj tërhiqeni shpejt për të shmangur
goditjen mbrapsht.
8.
Nisja elektrike, nëse ka: Kaloni nisjen elektrike te pozicioni AKTIV/NISJA.
VEREJTJE
Për të zgjatur jetëgjatësinë e ndezjes, përdorni ciklet e shkurtra të
nisjes (pesë sekonda maksimumi). Pritni një minutë mes cikleve të ndezjes.
Shenim: Nëse motori nuk ndizet pas disa përpjekjesh, kontaktoni me shitësin pranë ose
shkoni në BRIGGSandSTRATTON.com ose telefononi 1-800-233-3723 (në SHBA).
Sistemi i valvulës së karburatorit
1.
Kontrolloni vajin e motorit. Shihni Kontrolloni nivelin e vajit pjesën.
2.
Sigurohuni që kontrollet e pajisjes, nëse ka, të jenë të çaktivizuara.
3.
Kaloni ndërprerjen e karburantit (A, Figura 8), nëse ka, te pozicioni HAPUR.
4.
Kaloni kontrollin e gazit (B, Figura 8), nëse ka, te pozicioni SHPEJT. Vëreni
motorin në punë në pozicionin SHPEJT.
5.
Lëvizni kontrollin e valvulës së karburatorit (F, Figura 11), te pozocioni MBYLLUR .
Shenim: Zakonisht nuk ka nevojë për pompim kur ndizni përsëri motorin të ngrohtë.
6.
Shtypni çelësin e ndalimit (D, Figura 11), nëse ka, te pozicioni AKTIV.
7.
Nëse produkti është pajisur me një levë ndalimi të motorit (C, Figura 10), mbajeni
levën e ndalimit të motorit përkundrejt dorezës.
8.
Rinisja, nëse ka: Mbajeni fort dorezën e kordonit të ndezjes (G, Figura 8).
Tërhiqeni me ngadalë dorezën e kordonit të ndezjes derisa të ndjeni rezistencë,
pastaj tërhiqeni shpejt.
PARALAJMERIM
Tërheqja e shpejtë e kordonit të nisjes (goditja) do ta tërheqë dorën dhe krahun
drejt motorit më shpejt nga sa mund ta mbani. Mund të shkaktohen thyerje kockash,
fraktura, mavijosje ose ndrydhje. Kur ndizni motorin, tërhiqeni kordonin e nisjes me
ngadalë derisa të ndjeni rezistencë dhe pastaj tërhiqeni shpejt për të shmangur
goditjen mbrapsht.
233

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

090000093j00100000

Tabla de contenido