1.
INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
•
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
•
me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
•
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
•
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
•
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
•
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
•
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
•
brendshëm.
SHQIP
3