Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 253.0 Manual De Instrucciones página 394

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
Shqip
Mos e hidhni produktin me mbeturinat
shtëpiake.
Ndizeni dhe fikeni thikën.
4
Udhëzime sigurie
4.1
Simbolet paralajmëruese
Simbolet paralajmëruese në kositësen e barit
ose në bateri përcaktojnë sa më poshtë:
Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe
masat e tyre.
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
Bëni kujdes nga sendet e flakura tej -
ruani distancën dhe mbajini larg
personat e tretë.
Mos e prekni thikën në rrotullim.
Hiqeni baterinë gjatë ndërprerjeve të
punës, bartjes apo punimeve të
mirëmbajtjes dhe të riparimit.
Nxirreni çelësin e sigurisë gjatë
ndërprerjeve të punës, bartjes apo
punimeve të mirëmbajtjes dhe
riparimit.
Ruani distancën e sigurisë.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia dhe
zjarri.
Mos e zhysni baterinë në lëngje.
Respektoni diapazonin e
temperaturave të lejuara të baterisë.
4.2
Përdorimi i synuar
Korrësja e barit STIHL RMA 253.0 përdoret për
kositjen e barit të thatë.
Korrësja ushqehet me një akumulator të
karikueshëm STIHL AP.
394
Akumulatori me
në kombinim me aplikacionin
STIHL connected, mundëson personalizimin dhe
transmetimin e informacionit për akumulatorin
bazuar në teknologjinë Bluetooth
PARALAJMËRIM
■ Akumulatorët që nuk janë të miratuar nga
STIHL për korrësen e barit mund të
shkaktojnë zjarr dhe shpërthime. Njerëzit
mund të lëndohen rëndë apo të humbin jetën,
si dhe mund të dëmtohet prona.
► Përdoreni korrësen me akumulator të
karikueshme STIHL AP.
■ Nëse korrësja e barit apo akumulatori nuk
përdoren për synimin e përcaktuar, personat
mund të lëndohen rëndë apo dhe të vdesin, si
dhe mund të ndodhin dëmtime të pronës.
► Përdoreni korrësen e barit siç përcaktohet
në këtë manual.
► Përdoreni akumulatorin siç përcaktohet në
këtë manual përdorimi, në aplikacionin
STIHL connected dhe në
www.connect.stihl.com .
4.3
Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit pa udhëzime mund të mos i vënë
re apo kuptojnë rreziqet e kositëses së barit
dhe të baterisë. Përdoruesi ose persona të
tjerë mund të lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini
udhëzimet e përdorimit.
► Nëse kositësja e barit ose bateria i jepet
nga njëri person një tjetri: Jepini tjetrit
udhëzimet e përdorimit.
► Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
– Përdoruesi të jetë i çlodhur.
– Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me
shqisa dhe mendërisht që të përdorë
dhe të punojë me kositësen e barit dhe
baterinë. Nëse përdoruesi ka kufizime
fizike, shqisore apo mendore, ai mund
të punojë vetëm nën mbikëqyrje ose
sipas udhëzimeve të një personi
përgjegjës.
– Përdoruesi duhet të njohë dhe të
vlerësojë rreziqet e kositëses së barit
dhe të baterisë.
– Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se
mban përgjegjësinë për aksidente dhe
dëmtime të mundshme.
4 Udhëzime sigurie
®
.
0478-131-9862-B

Publicidad

loading